Do të vijnë për të votuar/ Meta: Vendimi i Ramës për karantinim e emigrantëve është politik

Presidenti Ilir Meta u ka dërguar një kërkesë urgjente institucioneve më të larta shtetërore, duke përfshirë edhe Këshillin e Ministrave, ku kërkon që të reflektojnë urgjentisht lidhur mbi vendimin e marrë për të karantinuar emigrantët që vijnë këto ditë nga Maqedonia dhe Greqia, të cilët sipas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, duhet të qëndrojnë dy javë në karantinë, në momentin që futen në territorin shqiptar.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

Nr. _______Prot. Tiranë, më ____.____2021

Lënda: Kërkesë për marrjen e masave urgjente lidhur me pengesën për të votuar të emigrantëve shqiptarë

Drejtuar: KËSHILLIT TË MINISTRAVE

MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

KOMITETIT TEKNIK TË EKSPERTËVE

ORGANEVE DREJTUESE TË KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE

Për dijeni:KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

AVOKATIT TË POPULLIT

OSBE/ODIHR- MISIONI I LIMITUAR PËR VËZHGIMIN E ZGJEDHJEVE

PRANIA E OSBE-SË NË SHQIPËRI

DELEGACIONI I BASHKIMIT EVROPIAN NË SHQIPËRI

AMBASADA E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

AMBASADA BRITANIKE

PARTIA SOCIAL DEMOKRATE

PARTIA BALLI KOMBËTAR

PARTIA LËVIZJA DEMOKRATIKE SHQIPTARE

PARTIA BINDJA DEMOKRATIKE

ALEANCA BASHKIMI POPULLOR

LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM

PARTIA NISMA THURJE

PARTIA LËVIZJA E RE

PARTIA DEMOKRATIKE – ALEANCA PËR NDRYSHIM

PARTIA ALEANCA DEMOKRACIA E RE

PARTIA LËVIZJA PËR NDRYSHIM

PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË

KANDITAT I PAVARUR “BOIKEN ABAZI”

Pas nismës së bërë publike nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ku u kërkohet qytetarëve të denoncojnë çdo parregullsi në lidhje me kryerjen e krimeve elektorale gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, pranë Institucionit të Presidentit të Republikës është administruar në rrugë elektronike peticioni i shoqatave të emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Sipas ankesës, shoqata shpreh indinjatën e thellë ndaj propozimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve në Shqipëri, për vendosjen e një periudhe karantine dy javore, për emigrantët shqiptarë në Greqi që kthehen në Shqipëri përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Sipas shqetësimit të tyre, kjo masë e propozuar pengon dhe u mohon të drejtën e votimit emigrantëve shqiptarë, që duan të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Gjithashtu kjo gjë është cilësuar si një akt diskriminues ndaj shqiptarëve në Greqi, pasi emigrantët e vendeve të tjera lejohen të hyjnë në Shqipëri, ndërsa ata nga Greqia jo. Aleanca bën me dije se, rastet me Covid-19 në Greqi janë 30 për 1 milion banorë, ndërsa në Shqipëri 45 për 1 milion, ndaj ky fakt ngre dyshime se kjo masë është marrë për arsye politike dhe jo shëndetësore.

Nga të dhënat e bëra publike , rezulton se, ditën e djeshme, në datë 19 prill 2021, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që për dy javët e ardhshme, personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia bëjnë karantinë, për të kufizuar përhapjen e COVID-19, nisur nga situata në këto vende si dhe për shkak të lëvizjes së shtuar të pritshme, nga pashkët ortodokse. Vendimi tjetër i Komitetit Teknik lidhet me rikthimin e mësimit të kombinuar në gjimnaze.

Një vendimmarrje e tillë, që ngjan edhe si diskriminim për besimtarët ortodoksë, nuk u shoqërua me kufizime të ngjashme për javën e pashkëve katolike. Ky fakt është një tregues më shumë se kjo vendimmarrje, që përkon me këtë kufizim të vendosur pikërisht një javë para ditës së zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, në datën 25 prill 2021, bëhet për arsye të pengimit të emigrantëve shqiptarë për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. Për më tepër, kur Greqia dhe Maqedonia e Veriut, janë vendet më të afërta prej ku emigrantët shqiptarë në këto vende e kanë më të lehtë të vijnë për të votuar.

Për sa më sipër, Institucioni i Presidentit të Republikës, ju përcjell me shqetësim maksimal këtë shkresë dhe peticionin e ardhur nga shoqatat e emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke ju kërkuar jo vetëm vlerësimin e tij menjëherë, por edhe marrjen e masave të menjëhershme për të mos krijuar pengesa të tilla artificiale, të pambështetura në të dhëna të vërtetuara shkencore të ekspertëve të fushës, dhe që çojnë në cenimin direkt të së drejtës së votës.

Nëse një masë e tillë lihet në fuqi, dhe bëhet pengesë për emigrantët që duan të votojnë për të ardhmen e Shqipërisë, ky rast do të ngrihet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si një masë e karakterit politik me qëllime direkte partiake për të cenuar zgjedhjet që duhet të jenë të lira e të ndershme.

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

Ornela Zonja

Konfirmoi: B.Dervishaj

Konfirmoi: S. Koçi

Konfirmoi: K.Treska

Përgatiti: S. Xhuglini

Artikulli paraprakSalianji: Në Voskop ndryshimi ka ardhur
Artikulli tjetërPogradeci, pritje madhështore Bashës: T’ua kthejmë vendin njerëzve, qytetarëve shqiptarë!