Kërcet arma në Vlorë, qëllohet me breshëri plumbash drejt një lokali

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë! Burimet bëjnë të ditur se është qëlluar me armë zjarri drejt një lokali në Novoselë.

Nuk dihet nëse ka të plagosur si pasojë e ngjarjes në fjalë. Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

INFORMACION PARAPRAK

Më datë 21.04.2021, rreth orës 18:30, në fshatin Poro, Novosel, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se  është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gj. N.

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e  Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen  e plotë e rrethanave të ngjarjes, si dhe mbledhjen e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Artikulli paraprakVideo/ Bodigardi i Safet Gjicit godet qytetarin, banorët i dëbojnë nga takimi elektoral
Artikulli tjetërBasha në Lushnje: Asgjë nuk do të na ndalë të dalim masivisht dhe të votojmë! Këto janë zgjedhjet më vendimtare