Gazment BARDHI
Të dashur qytetarë të elbasanit,
Fillimisht dua të shpreh në emër të Partisë Demokratike keqardhjen për ngjarjen e rëndë dhe ngushëllimet familjes së të ndjerit, si dhe shërim të shpejtë të gjithë personave të plagosur dhe efektives se Policisë së Shtetit. Asgjë nuk është më e rëndësishme se siguria publike, se jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Për këtë i kërkoj policisë dhe prokurorisë të kryejnë një hetim të plotë, profesional dhe transparent për gjithë ngjarjen, për shkaqet, motivet dhe autorët.
Konflikti politik i nxitur nga Partia Socialiste që prodhon tension cdo moment, në përpjekjen për të mbajtur pushtetin me cdo kusht, dhe për të mos lënë qytetarët të votojnë të lirë, nuk ndihmon Elbasanin, nuk e ndihmon procesin zgjedhor, nuk e ndihmon Shqipërinë dhe shqiptaret qe jane te etur per ndryshim.
Ajo që ka ndodhur sot është drejtpërdrejtë përgjegjësi e Taulant Ballës. Angazhimi i eksponentëve të krimit të organizuar në zgjedhje dhe nxitja për të kryer krime elektorale është përgjegjësi e tij. Ai po ben cdo gje te paligjshme, qe te ruaje privilegjet, qe te ruaje pushtetin e tij personal.
Taulant Balla nën panikun e humbjes po bashkepunon me bandat e tij, ne perpjekje per te organizuar si ne zgjedhjet e kaluara strukturat kriminale te blerjes se votes.
Sot kur morëm informacione te sigurta, që një automjet pa targa po levizste në lagjen 5 Maj, e drejtuar nga një person i quajtur Met Dafllaku, dhe në mes të ditës, në mes të lagjes, në mënyrë demostrative, po shpërndante para në këmbim të votave dhe po mblidhte karta identiteti, ne njoftuam strukturat e Mbrojtjes e Votës, te shkonin ta verifikonin. Strukturat e Mbrojtes se Votes kanë në përbërje ish-punonjës të Policisë së Shtetit, të pastër dhe asnjë precedent penal. Pasi kjo njesi e verifikoi informacionin, ato kanë kërkuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit. Është njoftuar drejtëpërdrejtë Drejtori i Policisë Vendore Elbasan.
Pas mbërritjes së disa efektivëve të Policisë së Shtetit, me në krye Nëndrejtorin e Policisë Elbasan, strukturat tona kanë kërkuar që Policia të kryejë veprimet proceduriale në përputhje me ligjin. Ndërkohë që Policia e Shtetit ka qenë duke kryer veprimet përkatëse, në ndihmë të shtetasit Met Dafllaku që po shpërndante para në këmbim të votës kanë ardhur një grup personash të tjerë, me disa makina, një pjesë e të cilave të blinduara. Ne keto makina ndodheshin anëtarë te krimit të organizuar, që janë denoncuar nga ana jonë në SPAK, por edhe publikisht si dhunuesit e qytetarëve të elbasanit në Ditën e Verës.
Ne kete moment, ne prezencë të Policisë së Shtetit, në tentativë për të mundësuar largimin e makinës dhe personit që po blinte vota, një nga personat qe dyshohet te jete Klement Xhaferri, por edhe shtetas të tjerë të paidentifikuar nga strukturat tona, ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në drejtim të anëtarëve të Strukturës për Mbrojtjen e Votës. Aty kanë mbetur të plagosur Pavlo Vuksani dhe Emiljano Prenga, të dy ish punonjës të Policisë së Shtetit, pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votave në Elbasan. Në këtë moment ka pasur të shtëna me armë mes palëve.
Per kete ngjarje te rende qe cenon rende procesin elektoral ne nxisim prokurorinë të hetojë në mënyrë të plotë, të paanshme,
të shpejtë dhe transparente ngjarjen. E gjithë zona është e pajisur me kamera sigurie dhe pamjet mbi ngjarjen janë evidente dhe mund e duhet të bëhen publike.
Arbër Paplekaj nuk është shoqëruesi im, sic u dezinformua me dashje media. Unë jam prej ditës së parë në fushatë i shoqëruar nga të rinjtë dhe nga ekipi im, dhe nuk kam nevojë për badigardë.
Por po, ai është pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan. Ai nuk është kriminel. As vrasës. Është ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe ish-shoqërues në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Për shkak të punës që kryen në këtë moment disponon armë me leje nga Policia e Shtetit. Sipas informacioneve tona, si njohës i ligjit, menjëherë pas ngjarjes, është dorëzuar vetë në polici, për të sqaruar rrethanat e plota dhe për tu vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë.
I bëj thirrje të gjithë mbështetësve të Partisë Demokratike që të ruajnë qetësinë dhe të garantojnë zgjedhje të qeta, të lira dhe të ndershme në qarkun Elbasan.
Ne e refuzojmë dhunën. Elbasani meriton rend e qetësi, meriton zgjedhje të lira e të ndershme.