Basha në Fier: Rama fajëson këdo, në vend që të ndalë shitblerjen e votave. Të dielën sjellim fitoren më të madhe!

• Basha në Fier: Rama fajëson këdo, në vend që të ndalë shitblerjen e votave. Rama e mbajti Shqipërinë prapa, ua dha lekët tuaja oligarkëve dhe na largoi nga Europa.

• Basha nga Fieri: Anëtarësimi në BE do të thotë një ekonomi e fortë, vende të reja pune, paga më të larta, arsim më të mirë, shpresë dhe siguri për të gjithë shqiptarët.

• Basha në mbyllje të fushatës në Fier: Të dielën sjellim fitoren më të madhe. Rama është i humbur! Votoni 9 për ndryshim!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur edhe në qytetin e Fierit për të zhvilluar fushatën përmbyllëse. Në fjalën e tij para qytetarëve fierak, Basha tha se Edi Rama fajëson këdo në vend që të ndal shitblerjen e votës, e mbajti Shqipërinë prapa dhe lekët e shqiptarëve ua dha oligarkëve. Kreu i opozitës gjithashtu u shpreh se e diela është dita e fitores më të madhe dhe ftoi të gjithë qytetarët të votojnë masivisht numrin 9 që Shqipërisë t’i rihapet rruga për në Bashkimin Europian, vendeve të reja të punës, pagave më të larta, arsimit më të mirë, shpresës dhe sigurisë për të gjithë shqiptarët.

Fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Fier

Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj! Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra fierake dhe fierakë!

Mirë se ju gjej të rinj dhe të reja, rini e mrekullueshme e Fierit!

Mirë se ju gjej në këtë bashkim zemrash që ushton nga Fieri anë e mbanë Shqipërisë për fitoren e pandalshme të së dielës, fitoren më të thellë, fitoren më të madhe, fitoren e Fierit dhe të gjithë shqiptarëve. Vëllezër dhe motra shiu dhe bereqeti i tij nuk e fsheh dot diellin pas reve në sytë tuaj nga zemrat tuaja, nga fytyrat tuaja shndërrin energjia, forca fuqia e bashkimit më masiv që ka njohur ndonjëherë Fieri, e bashkimit më të madh që ka njohur ndonjëherë Shqipëria sepse 25 prilli, e diela e pas 3 ditëve nuk do të jetë e diela e asnjë partie, e asnjë politikani por do të jetë e diela e çdo shqiptari, e të gjithë shqiptari, e çdo fieraku, e të gjithë fierakëve e diela e ndryshimit duke votuar numrin 9.

Fieri do të votojë numrin 9, Fieri i vuajtur, i përdhosur kjo qendër e jashtëzakonshme urbane në mes të asaj që duhej të ishte kopshti më i gjelbëruar i pasurisë shqiptare të Myzeqesë, që sa herë kam ardhur këto 8 vite në qytetin tuaj, në shtëpitë tuaja, në fshatrat tuaja, në sipërmarrjet tuaja në fermat tuaja e ditë pas dite e javë pas javë, muaj pas muaji 8 vite me radhë e kam parë dhe e kam ndjerë dhimbjen dhe vuajtjen e dështimit. Sepse 8 vite dështime ju kanë ardhur në majë të maj të hundës. Ju kanë drobitur zemrat e plagosura nga largimi i rinisë. Tek vija këtu shihja në fytyrat e çdo të riu dhe të reje, në fytyrat e prindërve tuaj o rini e mrekullueshme e Fierit.

Gëzimin dhe besimin tek fitorja që po vjen. Po pash edhe lot, nuk e di a janë lot gëzimi, a janë lot gëzimi o vajzë e re, apo janë lotët e vuajtjeve që kujton për 8 vitet e kaluara? Në qoftë se është kjo e dyta, fshiji lotët. Fshiji lotët se të dielën po vjen ndryshimi! Ky qytet nuk është i atij që për 8 vite nuk bëri asgjë, i atij që rrënoi pensionistët, shkatërroi arsimin, largoi fierakët, largoi të rinjtë dhe të rejat tona, të fejuarit dhe të fejuarat i ndau, ndau familjet në mes, qytetin me emigracionin më të madh në Shqipëri. Nuk i takon Edi Ramës, oligarkëve dhe bandave të tij.

Ky është Fieri i fierakëve, është Fieri juaj dhe të dielën do ta merrni atë që ju takon me votën tuaj për numrin 9! 9 për ndryshim. 9 për të sjell përsëri ekonominë e zhvilluar, arsimin për një nga qytetet dhe qytetarët më arsimdashës të Shqipërisë. Për të ngritur në piedestal vlerat e vërteta të familjes, të mirësisë, të pozitivitetit, të punës që karakterizojnë komunitetet e mrekullueshme të Fierit. Të gjithë bashkë, në një bashkëjetesë perfektë dhe harmonike, duke nderuar djersën e ballit, punën tuaj, do të rikthejmë gëzimin në zemrat e prindërve tanë, buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve tanë.

Lotëve që janë derdhur si uji i Gjanicës, për vuajtjet e 8 viteve, për naftën që jo vetëm nuk u lirua, por u bë më e shtrenjta në botë. Për të vetëvrarët nga faturat e energjisë, për të vetmin pjesë të kombit shqiptarë ku fermerët nuk marrin subvencione dhe ju kalben prodhimet, për vuajtjet e naftëtarëve, nënave, bashkëshorteve të tyre, për dhimbjen të patregueshme të sipërmarrësve të vegjël dhe të mesëm dhe sipërmarrësve të mëdhenj të Fierit teksa detyroheshin të largonin nga puna prindërit fierak, të cilët zbrazin tavolinat nga fëmijët e tyre, për t’i dhënë fund një herë e mirë njeriut që 8 vite nuk bëri asgjë e sot ka guximin të trokas përsëri në portat e Fierit.

Fieri ja ka mbyllur portat të keqes, Fieri ja ka hapur emrin ndryshimit, ndryshimit me votën për numrin 9. Ditën e diel, për të ardhmen e fëmijëve tanë, numrin 9. Për subvencionet e Myzeqesë, për ta kthyer me të vërtetë gjelbërimin e Myzeqesë në pasuri për ta dhe për të gjithë fermerët dhe për agrobiznesin, për qytetet tona votoni numrin 9. Për të çliruar pensionistët nga ankthi i numërimit të qindarkave të fundit, pasi paguajnë faturat e energjisë, pasi paguajnë ilaçet e kripura, për t’ju dhënë bashkë me pensionet e rritura, dinjitetin që meritojnë vendin e tyre në krye të sofrës dhe të shoqërisë, votoni numrin 9.

Për t’i dhënë mundësi rinisë fierake, rinis të mrekullueshme të këtij qyteti, të këtij qarku që zemrat e tyre, mendjet e tyre, ëndrrat e tyre të rrahin bashkë e afër me ato të prindërve të tyre, për të mbyllur plagën e emigracionit dhe për të sjellë këtu në Fier Europën, investime europiane, vende pune të reja, pagat më të mira, siguri për jetën, siguri për të ardhmen, për të hapur rrugën europiane të Shqipërisë ditën e diel votoni numrin 9. Po dhe kështu do të ndodh. Shqipëria është në këmbë nga Saranda në Tropojë, nga Konispoli në Vermosh, nga Fieri në Korçë, nga zemra e Shqipërisë në skajet më të largëta, buçet thirrja për ndryshim, për fitore.

Në vend që të ndal marifetet e fundit dhe shit blerjen e votës, ai që për 8 vite nuk bëri asgjë mundohet tani të fajësoj këdo por nuk ka për t’ia dal. Nuk ka për t’ia dal edhe ai vet e di se më 25 prill është i humbur ai dhe një grusht njerëzish janë të humbur sepse në 25 prill shqiptarët janë të bashkuar, të gjithë pa dallime, rreth të vetmes mundësi për të ardhmen e tyre, për mirëqenien e tyre, për ekonominë e tyre, për dinjitetin e tyre, shqiptarët e kane ngritur kokën, janë të drejtë, të fortë, krenarë, të vendosur, të dielën të gjithë bashkë votojmë numrin 9! Bashkë për ndryshim!

Bashkë për Shqipërinë europiane! Bashkë për Fierin e zhvilluar! Bashkë për ti fshirë njëherë e mirë lotët e trishtimit nga sytë e nënave dhe motrave fierake! Bashkë për të mundësuar që pasuritë e jashtëzakonshme të nëndheshme e të mbidheshme të Fierit, të kthehen në mirëqenie për Fierin, për fierakët, për familjet tuaja, për fëmijët tuaj, për Shqipërinë si gjithë Europa. Ndaj e dini, e dini që qeveria që do të dalë nga kjo votë do të jetë qeveria juaj, e çdo fierake, e çdo fieraku, e çdo shqiptareje, e çdo shqiptari, e në veçanti e juaja rini e Fierit dhe e Shqipërisë.

Numërimi mbrapsht ka nisur nga Fieri, ka nisur nga çdo qytet, nga çdo fshat, nga çdo zemër, nga çdo vatër. 3 ditë na ndajnë nga pjesëmarrja më masive popullore ndonjëherë, në zgjedhjet më të rëndësishme ndonjëherë, sepse është pyetja më e rëndësishme të cilës do ti përgjigjemi me votë, edhe 4 vite të tilla si këto 8 që kaluam apo ndryshim? Bashkë për ndryshim! Bashkë për ndryshim Votoni numrin 9! Fieri fiton! Shqipëria fiton!

Zoti e bekoftë Fierin!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Fitore!

3 105

2 167

Artikulli paraprakOrjola Pampuri, thirrje banorëve të Njësisë 12 dhe 14: Votoni Ndryshimin!
Artikulli tjetërReagim i ashpër ndërkombëtar: Hetim urgjent PS për “patronazhistët”