“Do t’i mbajmë varur deri pas zgjedhjeve pastaj do t’u shembim shtëpitë”, Berisha thirrje qytetarëve: Votoni 9 për shtëpitë tuaja!

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve sot “votoni 9 për shtëpitë tuaja!”, një thirrje e nxitur nga të dëshmuarit me zë se Qeveria Rama e ka pasur në tetë vjet dhe vazhdon ta ketë në programin e saj, shembjen e mijëra banesave të palegalizuara.

Berisha ka përballur deklaratën e Ramës të tetë viteve më parë kur kërkonte pushtetin se shembja e banesave në zonat informate nuk do të ndodhte kurrë – me deklaratën e kreut të Legalizimeve, Artan Lames, publikuar së fundmi, se shembjet do të bëheshin sa më heshtur.

Në video shihet Rama kur thoshte: “Enver Hoxha me gjithë atë regjim të ngjallej prapë, nuk do të prishen shtëpitë! Si do prishet?! Si prishet?!”

Dhe më pas, zëri i Artan Lames, Drejtorit të Përgjithshëm të ASHK-së: “Pra, që neve nuk duam t’i themi që shtëpia jote nuk legalizohet dhe do prishet por do t’i mbajmë varur derisa pas zgjedhjeve”. Dhe konkluzioni i kësaj videoje: Kësaj qeverie, këtij kryeministri,  i ka ardhur fundi.

Artikulli paraprakRama: Po humba, do iki nga politika, do tu plotësohet dëshira atyre, “Rama ik”
Artikulli tjetërBaçi në fshatrat e Fierit: Të dielën votojmë për mirëqenien. I japim fund braktisjes së fshatit nga qeveria e mashtrimeve