Bayerni i Mynihut bën detyrën në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë duke prerë biletën për në fazën e 1/8-ave pas një suksesi të lehtë ndaj Augsburgut. Në sfidën e zhvilluar në “Allianz Arena” nuk pati histori, pasi bavarezët dominuan duke e mbyllur ndeshjen me fitoren 3-1. Me një formacion që reflektonte dukshëm rotacionin e skicuar nga trajneri Carlo Ancelotti, Bayerni e gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 2 me anë të kapitenit Filip Lahm.
I riu Green i aktivizuar si qendërsulmues ia shpërbleu besimin trajnerit italian me golin e dytë të shënuar në minutën e 42. Më pas ishte radha e 11-metërshave të humbur nga Ko Ja Cheol në minutën e 49 dhe Muller në të 57-ën. Ji Dong Won shkurtoi shifrat në minutën e 68′ me një gol që rihapi ndeshjen.
Gjithsesi, Alaba në minutën e 3 shtesë firmosi kualifikimin e Bayernit të Mynihut në fazën tjetër. Në fazën tjetër u kualifikuan edhe Wolfsburg, Hannover, Greuther Furth, Astoria Walldorf dhe Schalke 04.