Pas Bashës, edhe Ambasadorja amerikane, Yuri Kim në Fushë-Krujë

Kryetari i PD, Basha ka vizituar sot në mëngjes Fush-Krujën, ku ka konsumuar një kafe në ambjentet publike të qytetit me Kryetarin e PD, Agron Loka, Kandidaten për deputete, Ulliri si dhe simpatizantë të PD. Basha ka respektuar heshtjen zgjedhore duke mos bërë asnjë deklaratë publike.

Pak orë më vonë në Fushë-Krujë ka mbërritur edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim. Ambasadorja amerikane ka bërë një ndalesë në një nga kafet e qytetit në afërsi të rajonit të policisë ku për disa minuta piu kafe me disa qytetarë.

Para se të largohej, ambasadorja ndaloi dhe takoi drejtuesit e policisë të Rrethit Krujës ku shkëmbeu disa fjalë me to. Me sa duket prezenca e ambasadores është për t’i dhënë kurajo forcave të rendit, pasi siç dihet Fushë-Kruja është një vend mjaft problematik.

Artikulli paraprakNjë ekip, një shpirt fitoreje!
Artikulli tjetërKryepolici bandit i Divjakës që dhunoi qytetaren nuk shkarkohet, 4 herë i denoncuar brenda muajit