PD fiton zgjedhjet në Tiranë, bashkë me LSI mbi 20 mandate, PS humbje të thellë

Sondazhet e para tregojnë se ka humbje të thellë të PS në Tiranë.

Partia Demokratike dhe Lulzim Basha kanë rikuperuar bindshëm rezultatin në qarkun e Tiranës krahasuar me zgjedhjet e 2017. Sipas Exit Poll të tretë të Rtv Ora dhe Antonio Notos, PD rezulton parti fituese në këtë qark me 16-18 mandate deputetësh. Pas saj vjen PS me 15-17 mandate.

LSI do të marrë 1-2 mandate. PSD e Tom Doshit ndërkohë mund dhe nuk mund të marrë një mandat.

Aleanca për Ndryshim, LSI së bashku me PD mund të shkojnë në 20 mandate në Tiranë.

Artikulli paraprakBasha konfirmon fitoren: Shqipëria fitoi!
Artikulli tjetërPse Celibashi nuk publikon shifrën zyrtare të pjesmarrjes në votime 4 orë pasi procesi është mbyllur?