Rushaj: Numërimi i votave do të konfirmojë shumë shpejt fitoren e opozitës së bashkuar

Ddrejtori i fushatës së PD, Alfred Rushaj theksoi edhe njëherë se, numërimi i votave do të konfirmojë shumë shpejt fitoren e opozitës së bashkuar.

Ai tha për mediat se, shumë shpejt votat e ardhshme do të sjellin rezultate të pakëndëshme për kundërshtarin.

Alfred Rushaj: Siç ju kemi thënë që në fillim, numërimi i çdo vote do të konfirmoj vullnetin e shqiptarëve për Ndryshim. Sot, pamë konkretisht se si dy vende u rikuperuan, vende deputetësh. Vazhdimi i numërimit do të ketë të tjera surpriza të pakëndshme për kundërshtarët tanë. Prandaj jam këtu sot për t’u bërë thirrje çdo komisioneri, çdo vëzhguesi, çdo numëruesi të cilës do parti, mos tjetërsoni vullnetin e qytetarëve shqiptar për ndryshim. Ata kanë votuar për ndryshimin, ata presin ndryshimin dhe ne do ju sjellim ndryshimin. Faleminderit! Natën e mirë! Kalofshit mirë!

Artikulli paraprakPD përmbys rezulatin në Dibër, pritet përmbysje e madhe edhe në qarqet e tjera
Artikulli tjetërPD fiton edhe në Bashkinë e Devollit