Më shumë vota se votues në Durrës

Pezullohet numërimi i votave në KZAZ 23 në Durrës me kërkesë të pjesëtarëve të grupeve të numërimit të votave. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se në procesverbalin e mbajtur pas mbylljet së votimit më 25 prill kanë rezultuar 314 vota, ndërkohë që gjatë numërimit në kuti kanë qenë 315 vota.

Për këtë arsye është njoftuar dhe KZAZ dhe janë kryer veprimet përkatëse, duke hapur dhe kutinë e materialeve zgjedhore për të verifikuar ndonjë shënim të mundshëm, por nuk ka pasur. Grupet e punës kanë bërë ankimim tek kryetari i KQZ-së.

Artikulli paraprakLeskaj: Mirënjohje për ju që votuat kundër arrogancës, që nuk u thyet nga regjimi dhe shitja e votës
Artikulli tjetërDalin listat e emrave që kanë shitur votat, shumat që kanë marrë dhe kush janë padronazhistët sekserë