Blushi: PS-LSI në negociatat për të siguruar numrat për plehrat

Deputeti i larguar nga Partia Socialiste, Ben Blushi ka treguar përse dekreti i Presidentit Bujar Nishani për plehrat nuk kalon në Parlament për t’u votuar.
Sipas Blushit, arsyeja është se PS dhe LSI po negociojnë për të siguruar numrin e nevojshëm të votave që ta votojnë përsëri ligjin e importit të mbetjeve në Shqipëri.
“Duhet të negociojë LSI me PS për të bërë votat e domosdoshme për ta kaluar. Ligji i Presidentit duhet të vijë në Parlament dhe ta rrëzojmë përfundimisht. Ka dy javë që ka ardhur, pse nuk e sillni nëpër komisione”, u shpreh Ben Blushi në Parlament.
Ligji për importin e mbetjeve është kthyer nga Presidenti Bujar Nishani për rishqyrtim në Parlament. Dekreti nuk ka kaluar ende në komision parlamentar, ndërkohë që LSI nuk ka përjashtuar as mundësinë e votës kundër këtij ligji.

Artikulli paraprakPresidenti-KiE: Demokracia e zgjedhjet e lira të rrezikuara
Artikulli tjetërBerisha kërkon nga Greqia njohjen e Kosovës