Djali i Aqif Rakipit merr dy herë më shumë vota se Majko dhe Mimi

Pa u marrë asnjë ditë me politikë, pa qenë asnjë herë në PS, djali i Aqif Rakipit, Ornaldo Rakipi ka thyer hersin dhe ka fituar mandatin e deputetit të Partisë Socialiste. Për më tepër ai ka marrë dy herë më shumë vota se Majko dhe Kodheli.

Ornaldo Rakipi ka fituar deri më tani 12 627 vota, kur janë numëruar 5197 qendra votimit.

Djali i ish-deputetit të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet merr një mandate të rëndësishëm, pasi ka ‘rrëmbyer’ karrigen e Ervin Bushatit, kryetarit të Partisë Socialiste të Tiranës.

Për të thyer hersin e partisë dhe për të fituar mandatin, Ornaldo Rakipit i duheshin 12 603 vota, ndërkohë që kur ka mbetur edhe 2 kuti në Tiranë ai e ka kaluar këtë pritshmëri.

Ervin Bushati, deputeti i dy legjislaturave ishte renditur në listën e Partisë Socialiste në vendin e tretë, dhe ai ka marrë si vota preferenciale 1 867 vota.

Ndërkohë që Ornaldo Rakipi ishte numri 30 në listën e PS-së dhe ka siguruar mbështetjen më të lartë mes socialistëve, duke u renditur si deputeti i tretë më i votuar në PS.

Artikulli paraprakBlerja e votave, OSHEE nje rrogë plus punonjësve në fushatë
Artikulli tjetërGjekmarkaj: Zgjedhjet janë trukuar në mënyrë të frikshme, do të habiteni kur të dalë dosja me denoncime