Gjekmarkaj: Zgjedhjet janë trukuar në mënyrë të frikshme, do të habiteni kur të dalë dosja me denoncime

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i cili rezultoi fitues në këto zgjedhje në Qarkun e Lezhës, në një intervistë në studion e lajmeve në ‘News 24’, komentoi rezultatin e zgjedhjeve, fushatën elektorale dhe veprimet që do të ndërmarrë PD në të ardhmen.

Gjekmarkaj tha se, zgjedhjet janë trukuar, e për këtë, tha se PD disponon prova të mbledhura të gjitha në një dosje.

Kandidati për deputet theksoi se faji i opozitës në përgjithësi dhe liderit të saj Lulzim Basha në veçanti, ishte që menduan se zgjedhjet do të fitoheshin në mënyrë demokratike, në një kohë ku sipas tij, qeveria i ka të gjitha pushtet. Ai u ndal ndër të tjera edhe tek aleatët dhe tha se në qarqe të caktuara PD duhej të tregohej më cinike.
Pjesë nga intervista
Jeni i gëzuar për mandatin e deputetit?
Agron Gjekmarkaj: Nuk ka vend për gëzim personal, sepse ne kishim një slogan të bukur, Shqipëria Fiton, por Shqipëria humbi në fakt. Humbi sepse shteti dhe pushteti janë bërë një inxhinieri kriminale, fatkeqësisht në këtë vend është bota e krimit që përcakton vullnetin politik. Këto zgjedhje ngjajnë me zgjedhjet e vitit ’45, ku kishim një shtet diktatorial, por tani kemi Edi Ramën. Pushteti lokal janë 61, që kanë ndërhyrë në procesin elektoral me çështjen e shtëpive të tërmetit duke dhënë nga 5 mln edhe për një plasaritje. Kanë ndërhyrë me tollona nafte për bujqësinë. Ky është procesi më i trokuar në historinë e Evropës bashkëkohore, ka vetëm ngjashmëri në vitin 1921 me Musolinin dhe Hitlerin në Gjermani. Kjo është atmosfera që janë zhvilluar zgjedhjet. Aty nuk kishte rrëmbim kutish, kishte raste sporadike ku militantë të PS gërvishtin fletë dhe i nxirrnin të pavlefshme. U trokua fryma për ndryshim. Njerëzit nuk denoncojnë dot, sepse i bëjnë terror. Jemi në pikën. Lulzim Basha ka një faj, unë kam, Ne besuam që do ia dallonim me mënyrë demokratike. Rama i trokoi zgjedhjet në Shqipëri. Ju jeni dëshmitar si u ndryshua kodi zgjedhor, nëse do të kishim kodin e vjetër ne do të kishim fituar. Vetëm të merrte pushkën opozita e asokohe, nuk kishte gjë tjetër. Trukomi i dytë është ai i të gjithë infrastrukturës zgjedhore nëpërmjet trysnisë, zgjedhjeve. Tani ke pushtet, shtet, botë e krimit të bërë njësh dhe këto mendojnë si çdo proces të kthehet në inxhinieri elektorale. Nuk ka zgjedhje të lira në Shqipëri, harrojeni! Të gjithë kemi faj sepse menduam që do të fitonim në këtë mënyrë. Tani ka nevojë për diçka tjetër, ne s’kemi frikë, do të përballemi me çdo mjet, për të ruajtur të gjitha liritë.
Pse nuk u fol nga DASH për trukime?
Agron Gjekmarkaj: Opozita shqiptare është pro amerikane, Basha është pro amerikan, ka marrëdhënie të shkëlqyera me to. Unë di të them që zgjedhjet në Shqipëri janë trukuar në mënyrë të frikshme dhe do të habiteni kur të dalë dosja me denoncime. Ju e patë si në Elbasan, prokuroria dhe policia thanë që s’kishte indicie të shit-blerjes së votës, ndërkohë një gazetar nxori që kishte të gjitha shenjat korrupsionit elektoral. Kjo ka ndodhur në të gjithë Shqipërinë, në terren ka ndodhur kjo, sepse e kam parë vetë. Ka paturp kudo tendenca dhe veprimtari të qartë në shit-blerjen e votës, këto nuk deklarohen sepse kanë frikë. Policia duke përdorur orën policore, pas orës 22:00 ndalonte makinat e opozitës dhe lejonin lirshëm makinat e PS. PD shkoi në një proces elektoral demokratik. Nuk akuzohet Partia Demokratike që nuk krijoi një strukturë mbrojte. Do të keni një dosje t plotë. Para katër vitesh ndodhi e njëjta gjë, shtypi gjerman reagoi sërish. Unë jam i bindur nëse ka drejtësi dhe sadopak funksionon SPAK-u dhe kanë vënë në përgjim grupe kriminale do e shihni çka ndodhur realisht. PD do ketë elementë të mjaftueshëm për të bindur ndërkombëtarët që këto zgjedhje janë të trukuara.

 

Ju thatë që kam unë faj, Basha faj, a mund ta shtjellojmë më shumë fajin e Bashës?

Agron Gjekmarkaj: Basha ka menduar se po shkon në zgjedhje normale, në këtë aspekt nuk është Basha që ka humbur, ka humbur standardi në Shqipëri. Nëse Basha ka faj na ka bërë të besojë që do ia dalim në këtë mënyrë. Në këtë kontekst nuk është cështja tek Lulzim Basha, por qeveria, mediat, bizneset, do të vihen në radhë duke i puthur dorën Ramës si sundimtar, apo do të mendojnë për liri.

A ka faj moral Basha në përgjithësi, është hera e dytë që dështon?

Agron Gjekmarkaj: Zoti Basha ka bërë një fushatë spektakolare, një program shumë të mirë. Zoti Basha pat një ligjërim pajtues dhe etik në raport me qytetarët, ndërtoi një skuadër të mirë, duhet të guxonte pak më shumë në qytete si Tirana, Gjrokastra, në prezantimin e listave. Duhet të guxonte më tepër tek Tirana, raporti me aleatët duhet të ishte më ndryshe. Duhet t’i jepte Tiranës më shumë grintë. Lista e PD ishin në përgjithësi shumë të mira, pa lidhje me krimin. Problemi ishte tek mënyra se si shteti u soll. Shteti është një struktura mafioze që godet. E patë me patronazhistët, e patë projektin e tyre për Shqipërinë. Ne jemi në një hap drejt neoditkaturës. Kjo është skandaloze. Në këtë kontekst i bie që opozita s’ka problemin se ç’duhet bërë me Lulzim Bashës. Të merremi me Bashën është nderi më i madh që i bëjmë Ramës. Kemi detyrë të reagojmë, t’i themi demokratëve të jenë me kokën lartë. Vetëm 35 mijë vota me trukim ka sot para PS. Këto produkte janë që të cojnë në këtë rezultat. Mendoj që emrat njohur, si Nishani, për të cilin kam respekt si politikan, për kontributet si President, kjo është një deklaratë e nxituar. Procesi ende s’ka përfunduar. Zgjedhjet janë trukuar, ne do e faktojmë këtë. Nëse merremi me Bashën është peshqeshi më i madh që i bëjmë kryeministrit. Kështu i shërbejmë kryeministrit dhe biem në grackën e momentit. Basha do të ketë reflektimet e veta, do të ketë në dy drejtime, në përballjen e rezistencën, por edhe rimordenizim të PD. Të kryetarit, të anëtarëve, të jetë një parti më e gjallë, më pranë njerëzve.

A nuk duhet që opozita të kthehet në Parlament më pas në pushtetin lokal pas dy viteve dhe më pas në Parlament më 2025.

Agron Gjekmarkaj: Opozitës i janë vjedhur zgjedhjet, kjo është përgjigja ime.

A duhet të kërkojë ndjesë Basha?

Agron Gjekmarkaj: Unë e theksova që Basha ka bërë një fushatë shumë të mirë, muajt e tij të fundit kanë qenë të shkëlqyera. Nëse Basha, nuk na përgatiti në një betejë luftarake. Në Lezhë deputeti ka marrë 7 mijë vota, po të ishte në koalicion si në të kaluarën do të ishte me 5 mandate Lezha. Shqipëria është e varfër, ka probleme. LSI nuk është agresore, është viktimë.

E nesërmja e PD?

Agron Gjekmarkaj: Do të jetë një ringritje e PD në çdo pikëpamje, morale. Zoti Basha është kryetari i PD, me të si kryetar në këtë moment do të jemi në rezistencë që do të befasohen shqiptarët, rezisntencë për të mbrojtur gjërat që i japin kuptim liritë. Basha do të bashkojë shqiptarët. Demokracia shqiptare është sot vetëm një metaforë, formulë në letër.

Si i përgjigjeni firmëtarëve që kërkojnë dorëheqjen e Bashës?

Agron Gjekmarkaj: I ftoj të bëhen pjesë e rezistencës demokratike për të ndalur Shqipërinë në sistemin erdogradist. Herën tjetër do të ketë votime të lira dhe të ndershme. Meta ka partinë që ka krijuar vetë, do të jetë opozitare. Lokomotivë e opozitës është PD.

Artikulli paraprakDjali i Aqif Rakipit merr dy herë më shumë vota se Majko dhe Mimi
Artikulli tjetërVideo/ PD tregon me fakte si u mbrojt masakra zgjedhore Rama-Doshi