Kim Mehmeti: Në zgjedhje humbi Shqipëria, fitoi partia-shtet!

Analisti dhe shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti, i ftuar si zakonisht të premten në SYRI TV, komentoi rezultatin e zgjedhjeve. Ai tha se nuk i intereson të bëjë analizë për përqindjet, por theksoi se në ‘këto zgjedhje humbi Shqipëria’.

“Kjo aleancë e qelbësirave vodhi edhe shpresën se votuesit mund të përcaktojnë se kush duhet të drejtojë vendin”, tha ai.

“Shqipërisë i mungojnë shqiptarët e saj. Ajo është katandisur të mbetet vetëm me votuesit e Rilindjes. Shqipërinë e drejton vullneti politik i 20 përqind të shqiptarëve. Kjo e humbet kuptimin e zgjedhjeve,” theksoi Kim Mehmeti.

Sipas tij, Edi Rama do të vazhdojë me planet e tij për shpopullimin e Shqipërisë dhe përkrahjen e projekteve serbe.

“Rama e paralajmëron këtë edhe me ftesën për bashkëpunim me opozitën, e cila ka për qëllim që të legalizojë krimin zgjedhor. Ne do kemi një Rilindje që prodhon sa më shumë zhurmë për të fshehur realitetin për atë që ndodh në Shqipëri,” tha Mehmeti, duke shtuar se Shqipëria u bë e pabanueshme për rininë.

“Përballja me Rilindjen është si përballje me mafian, ku nuk ke shtet. Sepse Rilindja është edhe prokurori, edhe gjykatë, edhe polici. Asgjë nuk mund të parashikohet në një shtet ku kemi një parti-shtet. Ku asgjë nuk funksionon normalisht. Ku i gjithë shteti është në shërbim të partisë”, tha ai.

Artikulli paraprakPD Kurbin: Falenderim dhe mirënjohje qytetarëve, mbështetje pa rezerva kryetarit Lulzim Basha!
Artikulli tjetër13 deputetë të qeverisë, dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, janë të prekur nga ligji i dekriminalizimit