Është dhunuar personi që filmoi dëshminë e blerjes së votave nga PS në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur një dita pasi kryeministri Rama deklaroi se “personi që ka dëshmuar se ka marrë 200 mijë lekë për t’i dhënë votën Edi Ramës dhe Petrit Malajt do të arrestohet.
Menjëherë makinerioa shtetërore është vënë në lëvizje duke e detyruar dëshmitarin që të deklarojë se ndaj tij është bërë presion për dëshmi të rrme si dhe është dhunuar personi që e filmoi atë. Ndërsa policia e Lezhës bëri të ditur se ka arrestuar katër personin që dhunuar qytetarin që fillmoi dëshmitarin.
Policia e Lezhës tha se, ka arrestuar pas mesnate katër kushurinj nga Lezha dhe nga Shkodra që kanë dhunuar, kërcënuar dhe detyruar të japë dëshmi të rreme, një person që kishte filmuar një dëshmitar që tregonte se si ishte paguar nga PS për të dhënë votën.
U ndaluan: Mirash Paplekaj, 46 vjeç, banues në Torovicë; Gëzim Paplekaj, 50 vjeç, banues në lagjen ‘Besёlidhja’ Lezhё; Donald Paplekaj, 22 vjeç, banues në lagjen ‘Besёlidhja’ Lezhё dhe Jetmir Palekaj, 29 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodёr.
Të katër, ditën e premte në Torovicë dhunuan dhe kanosën pёr jetën, me qëllim qё tё bёnte “deklarim tё rremё”, Ylli Kacolin nga Kamza, 37 vjeçar. Kacolit ata i kanë dëmtuar edhe makinën me targa AA2185JM.
Arsyeja e kësaj dhune ka qenë se, Kacoli shpërndau në rrjete sociale një video ku jepej dëshmia e një banori se ishte paguar 20 mijë lekë për 4 vota pro Partisë Socialiste.
Dosja e të katërve iu dërgua Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhё.