Nga Lufta Civile Spanjolle tek mbështetja ndaj revolucionit kubanez, një dokumentar hedh dritë mbi pozicionet politike, por edhe mbi kontradiktat e shkrimtarit të madh amerikan.
Ken Burns, mjeshtër i dokumentarit televiziv, është kthyer me “Hemingway”, një serial i ri televiziv me 3 pjesë prej 6 orësh për televizionin PBS, i drejtuar bashkë me bashkëpunëtoren e vjetër Lynn Novick. Filmi biografik rrëfen jetën, punën, dashuritë, udhëtimet dhe pasionet e shkrimtarit të madh me materiale filmike arkivore dhe intervista origjinale me romancierin peruan Mario Vargas Llosa, si edhe midis të tjerëve me djalin e shkrimtarit, Patrick Hemingway, dhe, çuditërisht, me senatorin John McCain. Burns ka fituar 4 Emmy dhe ka pasur nominime për 9 të tjerë, përveç 2 Çmimeve Oscar, për dokumentarë të tillë si Huey Long (1985), The Civil War (1990), Baseball (1994) dhe The Dust Bowl (2012). Shpesh të bërë me producente/regjisoren Novick, këto filma janë të ngjizur me vetëdije sociale dhe të shënuar nga teknika narracioni kinematografik. Burns dhe Novick i spostojnë talentet e tyre tek Hemingway, me anekdota kinematografike që përfshijnë xhirot e famshme nëpër botë të Papa midis Parisit, Spanjës, Key West, Kubës dhe Afrikës. Por Hemingway çimentohet edhe me impenjimin politik të majtë të shkrimtarit, që përdorte famën dhe dhuntitë letrare të tij si romancier e gazetar për të shkruar lidhur me gabimet e Depresionit e të fashizmit. Ed Rampell ka folur me Burns për takimet e Hemingway me luftën, FBI, Kubën dhe sesi mund të ketë qenë viktima më e shquar e Gjirit të Derrave.
Ndoshta kulmi i famës së Hemingway në vitet Tridhjetë përkon me momentin ku nisi të interesohej për politikën. Cili ishte reputacioni i tij pranë së majtës amerikane të asaj kohe?
Në atë kohë ishte prezumimi se në mesin e një Depresioni të Madh historitë e tij, të themi, qenë të privuara nga një diskutim që ishte në plan të parë për të majtën amerikane: tragjedia dhe dhimbja e Depresionit, si edhe shkaqet në themelin e tij. Për këtë nuk është marrë në konsideratë dhe ai ka reaguar duke thënë: «Nuk ka as të majtë, as të djathtë në letërsi. Ka vetëm të shkruar të mirë».
Vetë ai dukej si i angazhuar pas poyicionesh më konservatore që kërkonin më pak ndërhyrje publike. Gjëja e vetme e sigurtë, thoshte, janë «vdekja dhe taksat». Përçmonte politikat e tentuara nga administrata Roosevelt [në] Florida Keys, ku edhe jetonte. Kur uragani goditi ishullin dhe veteranët e papunë vdiqën me qindra, ai ja ngarkoi fajin administratës Roosevelt dhe shkroi një artikull për New Masses për ta mbështetur një tezë të tillë.
Më pas, thuajse sa hap e mbyll sytë, pati një kalim nga ana e Hemingway, ku përfundon së shkruari “Të kesh dhe të mos kesh” (1937), tentativa e tij e paarrirë e romanit proletar. Më pas u nis drejt luftës civole spanjolle duke u rreshtuar me qeverinë besnike të majtë që ishte në pragun e përmbysjes nga Francisco Franco dhe nga aleatët e tij, Adolf Hitler dhe Benito Mussolini.
Kështu, Hemingway bëri disa pakte me djallin duke parë që Josif Stalini ishte bërë mbrojtësi i besnikëve të qeverisë dhe ishte infiltruar në luftë me idenë që të zbulonte se kush nuk ishte stalinist. Për këtë Hemingway nuk shkruante në artikujt e tij, edhe pse, për hapi, e ka vënë në prodhimin e tij narrativ. Duke bërë gazetari, e kthente kokën nga ana tjetër. Kjo i ka shkaktuar një prishje të rëndë me romancierin John Dos Passos, që ka menduar se Hemingway ishte oportunist. Qe një rrugëtim i brendshëm shumë i komplikuar dhe kjo është shumë magjepsëse tek Hemingway: në kuptimin whitmanian, përmbante shumëfishtësi.
Çfarë ka bërë Hemingway teksa ndodhej në Spanjë? Për kë ka shkruar nga aty?
Kishte një kontratë shumë të majme për të shpërndarë njoftime dhe më pas artikuj më të zgjeruar [për grupin e gazetave North American Newspaper Alliance] dhe paguhej më shumë se kushdo tjetër. Shkruante me Martha Gellhorn, duke transmetuar kabllograme: shumë poetikë, shumë të bukur. Është interesante: armiku i tij më i madh i epokës, Franklin Roosevelt, (prej ndërhyrjes së Eleanor Roosevelt, mike e Martha Gellhorn) e fton në Shtëpinë e Bardhë për të projektuar The Spanish Earth, e regjisorit komunist Joris Ivens, ku Hemingway është shkruesi dhe narratori. Zonja e Parë organizoi një projektim për ta impresionuar presidentin, me mënyrën e saj, dhe kuptuar dinamikat shumë të komplikuara që i duhej të qëndronte neutrale në atë që po ndodhte në Spanjë. Me pak fjalë, Hemingway bën kthesa të forta 180 gradëshe duke ndjekur linja të ndryshme politike.
Në filmin tuaj, senatori John McCain pohon se heroi i Për kë bien këto këmbana, Robert Jordan, ka qenë modeli i tij. Më duket se McCain ka nxjerrë një konkluzion të çuditshëm nga romani, duke parë se gjatë jetës së tij ka luftuar dhe është promovuar në luftëra agresioni të karakterit imperialist.
Është këtu që hyn në lojë sipërfaqësia e politikës së vogël. Bëhet fjalë për një personazh letrar që ka influencuar në mënyrë të rëndësishme edhe mbi Barack Obama, kur garonte kundër John McCain për Shtëpinë e Bardhë. Siç thotë McCain në film, ai – domethënë McCain – është njëri jo i përkryer, që i shërben një kauze jo të përkryer, domethënë kauzës që i ka shërbyer Robert Jordan, gjë që nënkupton se shpesh është përfshirë në gjëra dhe këtë e ka bërë me një lloj fisnikërie të shpirtit. Shumë prej personave që kam filmuar, po deshe, kanë një lidhje emotive me një figurë letrare, natyrisht e sajuar, por e bazuar mbi realitetin. Nuk mund të them se John McCain ka qenë i pandershëm lidhur me këtë. E donte sinqerisht Robert Jordan. [Novick dhe unë] kemi bërë një film për luftën e Vietnamit dhe kemi intervistuar një grua të quajtur Le Minh Khue, që si e re ishte ofruar vullnetare për të përshkuar Ho Chi Minh Trail dhe riparuar dëmet e shkaktuara nga bombarduesit amerikanë, një punë shumë e rrezikshme. Kishte mbajtur me vete Për kë bien këto këmbana dhe ishte e bindur se një prej motiveve pse ka mbijetuar ishte se Hemingway i kishte mësuar të mendonte përtej dhe t’i mbijetonte luftës.
Dokumentari juaj rrëfen faktin se Hemingway ishte midis atyre talenteve të përfunduar në retë e dyshimit gjatë epokës McCarthy. Çfarë kontaktesh kishte praktikisht Hemingway me funksionarët sovjetikë në Spanjë dhe më pas, në vijim, në Kinë gjatë muajit të mjaltit me Gellhorn?
Në Spanjë mbylli një sy përpara disa veprimeve të pamëshirshme të komisarëve sovjetikë, që shpesh zhduknin njerëz, duke i vrarë pa gjyq, duke i torturuar. E dinte se çfarë po ndodhte, kishte drekuar me ta. Për sa i përket Kinës, zyrtarisht Hemingëay ishte aty që të vëzhgonte [luftën kino – japoneze] për llogari të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, por supozoj, nga kontaktet që kishte krijuar në Spanjë në vigjilje të Luftës së Dytë Botërore, edhe Moska kërkonte informacione: u kishte premtuar t’u dërgonte atyre vëzhgime, por nuk e bëri kurrë.
Bindjet e majta e Hemingëay e bënë qesharak përpara letrarëve të tjerë? Besoj se Edmund Wilson e ka vënë në shënjestër.
Në atë kohë, personalitet i tij jashtë masës i tejkalonte polemikat e vogla. Në thelb dashurohej në skenanën letrare kryesisht të majtë pas atij artikulli të parë në New Masses, me Të kesh dhe të mos kesh dhe, natyrisht, prej korrespondencave të tij nga lufta civile spanjolle. Të gjithë e rivendikonin dhe ai nuk donte që askush ta bënte.
Po Amerika maccartiste si është raportuar me faktin që autori i dashur kombëtar i saj të ishte kaq i afërt me të majtën?
Nuk jam i sigurtë që e kanë kuptuar. Kujtoni, New Masses nuk kishte ndonjë publik të gjerë kur shkroi artikullin antiRoosevelt lidhur me uraganin dhe vdekjen e njerzëve që kishte ndihmuar t’i shpëtonte (disa prej tyre qenë shokët e tij të gotës tek Sloppy Joe’s në Key West). Imazhi dominues i Hemingway është më shumë imazhi i macho-s. Kështu që, në një farë mënyrë, nuk mendoj se u është ndezur llamba. Ai ndryshon; shkon në Afrikë në vitet Tridhjetë. Është shumë paternalist, kolonialist. U referohet hamejve si «djem». Por kur kthehet në vitet Pesëdhjetë, 20 vite më pas, Hemingway është ndryshe. Ka pushuar së qëlluari, ka nisur të bëjë fotografi, duke kuptuar, siç thoshte ai, që çdo njeri e ka një emër. Në këtë pikë, është edhe i sunduar nga çmenduria: nuk e dimë nga ku i vjen, nëse e ka gjenetike apo se i vjen nga një shqetësim pastrumatik stresi apo nga varësia, nga abuzimi me alkoolin dhe droga të tjera apo nga seri dëmtimesh traumatike cerebrale.
Çfarë mendonte FBI për idetë politike e Hemingway? Po e survejonin?
Ai mendonte se po e bënin, nuk e di. Ishte shkrimtari më i madh i planetit. Jetonte në Kubë, ku presupozoj se kishte simpati për revolucionin e Fidel Castro. E dinte sesa ishte e korruptuar qeveria e Fulgencio Batista. Në një lloj realpolitike, kuptonte edhe se shtëpia në Ketchum të shtetit Idaho do të ishte një mbulesë ndaj humbjes të së dashurës Finca [Vigía, shtëpia e Hemingway afër Havanës, që tani është muzeum]. Në një farë mënyre, mund të theksohet se ka qenë ajo humbje që e ka goditur. Theksonte se FBI e kontrollonte. Në bazë të kujt gjëje e mendonte?
Na tregoni për raportin e Hemingëay me Kubën.
Kishte filluar të shkonte në Kubë në fillimvitet Tridhjetë. Jetonte në Key West, në një shtëpi q; në thelb ishte blerë nga xhaxhai i gruas së tij të pasur. Mendoj se ndjehej ngushtë, kur zbuloi kënaqësitë e pesgkimit në thellësi shkonte në Bimini e ndonjëherë në Kubë, u dashurua me këtë të fundit dhe në fund bleu një shtëpi aty. Është shtëpia ku ka kaluar më shumë kohë në harkun kohor e jetës së tij, sigurisht ka qenë më gjatë aty sesa në Key West apo në Paris. Ndoshta e mund me Oak Park [rrethinën e Chicago ku Hemingway kishte lindur].
Si pozicionohej politikisht Hemingway në momentin e vdekjes së tij?
Si ta përcaktosh me një njeri mendërisht kaq të dëmtuar? Qartazi simpatizonte revolucionin kubanez, por Gjiri i Derrave i dha fund çdo shprese për të që të mund të kthehej në Kubë. Gjashtë muaj më pas ndërroi jetë.
Në konsideratën akademike Hemingway ka rënë në fatkeqësi. Kanë luajtur ndonjë rol idetë e tij të majta?
Jo. Ironia e fatit, nëse është nxjerrë nga akademia, kjo i detyrohet maskulinitetit, maçizmit, të qënit i bardhë dhe i pandjeshëm.
(Ed Rampell është historian dhe kritik që jeton në Los Angeles. Ka shkruar Progressive Hollywood: A People’s Film History of the United States dhe është bashkëautor i The Hawaii Movie and Television Book. Ken Burns është filmaker amerikan, i njohur për filma so Huey Long, The Civil War, Baseball, dhe The Dust Bowl. Ky artikull është botuar në revistë Jacobin)
Përgatiti
ARMIN TIRANA