Mbaroi fushata zgjedhore, ndërpriten punimet për urën në Darëzezë, nuk ka asnjë punëtor

Ura që lidh fshatin Darëzezë me Fierin dhe plazhin ka mbetur thjesht një premtim elektoral. Banorët shprehen se pas ndërtimit të urës provizore nga ushtria, u premtua një urë e re, por me mbarimin e fushatës, janë zhdukur dhe punonjësit.

Afro 600 familje të fshatit Darëzezë në Fier kanë vetëm këtë urë provizore ushtarake, si të vetmen rrugë lidhëse me Fierin dhe fshatrat rreth tij si për furnizim, ashtu dhe për halle e probleme familjare, apo për sezonin turistik, i cili nis vetëm pas pak javësh.

Me mbarimin e fushatës elektorale u zhdukën punëtorët e firmës, por ura e re nuk nisi, ura provizore e ushtrisë u spostua 5 metra në të djathtë dhe kaq.

Banorët e Darëzezës shpresojnë se kjo urë do të përfundojë para nisjes së sezonit turistik dhe të mos mbetet një premtim elektoral, ashtu si shumë të tjera ndër vite.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërEuropol: Shqipëria, burim kryesor i kanabisit në BE