NJË HAP MË SHUMË NË ANËN E DREJTË
Vendimi i Gjykatës Administrative për t’i kthyer #Kopshtin #Botanik Universitetit të Tiranës është lajmi më i mirë i javës.
Vendimi shkon kundër qëllimit të Ramës dhe Veliajt për ta tjetërsuar Kopshtin Botanik për interesa korruptive.
Ky është hapi i parë i ndalimit të vjedhjes me vendim special të qeverisë të 15 ha të Kopshtit Botanik, ku rriten 2 mijë specie bimore.
Duke mbetur kështu siç është, Kopshti Botanik do t’u shërbejë brezave të studentëve dhe kërkuesve shkencorë.
Falenderoj Rektorin #Koni dhe të gjithë #pedagogët dhe #studentët që nuk hoqën dorë nga kjo betejë e drejtë, pavarësisht presioneve e shantazheve.
#PD do të vazhdojë të jetë cdo ditë në krah për të drejtat e tyre.