Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi, por Taulant Balla nuk pranon të bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në histori

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas thirrjes që numri 2 i PS, Taulant Balla i bëri Partisë Demokratike që të bashkohet në aksionin e tyre për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Bardhi shkruan në reagimin e tij se, gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi dhe sigurisht Taulant Balla nuk pranon të bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë.

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi dhe sigurisht Taulant Balla nuk pranon të bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë. Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë.

Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë.

18327

Artikulli paraprakVendimi i Gjykatës për rikthimin e Kopshtit Botanik Universitetit, Albana Vokshi: Rama dhe Veliaj e donin për qëllime korruptive
Artikulli tjetërDy emrat e mundshëm që do të zëvendësojnë Pirlon tek Juventus