Paloka: E njëjta ndjesi si në vitin 1991. Rama, si Alia dikur, e di shumë mirë se sot shumica e shqiptarëve janë kundër tij

Nga Edi PALOKA

Ne zgjedhjet e para pluraliste, ne mars te ‘91, pata nje ndjesi te ngjashme si me keto te 25 prillit ! Edhe ne ate kohe, regjimi i kishte te gjitha mjetet e represionit ne dore dhe perdori te gjitha format e presioneve mbi njerzit ! Megjithate, duke ndjere se fryma e ndryshimit po rritej nga dita ne dite, me ishte krijuar bindja se asgje nuk do te na ndalte!

Diten e zgjedhjeve isha vezhgues per gjithe zonen ku banoja ne Tirane. E pashe deshiren per ndryshim tek shumica e fytyrave te atyre qe vinin te votonin. Kishte dhe nga ata gerxhot qe ngrinin grushtin ne qender te votimit e bertisnin “te rroje partia”, po reagimi i gjithe pjeses tjeter ndaj tyre, ma forcoi bindjen se do te fitonim.

Rezultati i zgjedhjeve ishte trondites per mua e jo vetem per mua! Megjithese ne kishim fituar ne qytetet kryesore, PP kishte fituar shumicen absolute te vendeve ! Pata nje ndjenje te forte zhgenjimi e deshperimi. Ne fakt dhe nje ndjenje neverie dhe zemerimi per ata qe edhe pas gjithe atyre viteve mjerimi e poshtrimi, dhune e persekutini, kishin votuar perseri per PP.

Duke qene thjeshte gazetar e jo drejtues politik ne ate kohe, i lejova vetes nje artikull te fundit tek “Rilindja Demokratike” me titullin: “Te ikim sa me pare”. Akuzova dhe sulmova me cdo fjale fyese, te gjithe ata qe mbajten ne pushtet PP. Ne fund nxorra konkluzionin se nga ky vend duhet ikur sa me pare. Se ata qe e votuan, e meritonin te ulnin shpinen nen PP , po ne te tjeret nuk kishim pse te vuanim per shkak te tyre! I bindur se nje popull i nenshtruar per 50 vjet, nuk do te reagonte me.

Por vetem disa muaj me vone njerzit u ngriten. Ata e kuptuan se po te ulnin koken fati do t’i denonte perseri. Edhe regjimi e kuptoi se pavarsisht votave qe kishte marre, ata qe kishte perballe ishin shumice dhe me te zemeruar se kurre!

Edhe Rama si Alia dikur, e di shume mire, me mire se kushdo, se sot shumica absolute e shqiptareve jane kunder tij. Nje gje eshte te manipulosh 5% e nje gje tjeter te manipulosh 50%! Zhgenjimi dhe deshperimi i ketyre njerezve, shpejt do kthehet ne zemerim! Nuk mund te dorezohemi e te ikim, por te luftojme dhe nje here deri ne fund! E kemi detyrim per femijet tane!

Artikulli paraprakDeklarata e fortë e SHBA: U pengua e drejta e popullit për zgjedhje të lira dhe të ndershme
Artikulli tjetërRritet frikshëm kultivimi i drogës, Kruja ka 24 përqind të prodhimit