Ndoshta do të ishte pak nëse do të thoshim se WhatsApp nuk e kishte një fillim të mirë për 2021.
Kjo pasi që, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një numër i madh i përdoruesve janë larguar nga ky aplikacion i korrespodencës së njohur për shkak të kushteve të njoftuara të përdorimit.
Sidoqoftë, WhatsApp vendosi të shtyjë ndryshimet e reja deri më 15 maj, kështu që kanë mbetur vetëm 5 ditë para se ato të hyjnë në fuqi.
Siç bëhet e ditur, WhatsApp theksoi se shumica e përdoruesve janë njoftuar disa herë se duhet të pranojnë kushtet e reja të aplikacionit nëse duan të vazhdojnë ta përdorin atë.
Në një njoftim për shtyp, kompania zbuloi se nuk do të fshijë llogaritë e përdoruesve të saj, edhe pse diçka e tillë u njoftua, por të gjithë ata që nuk i pranojnë kushtet do të vazhdojnë të marrin mesazhin se duhet t’i pranojnë ato.
“Megjithëse shumica e përdoruesve kanë pranuar kushtet e reja të përdorimit, ne vlerësojmë që disa njerëz nuk kanë pasur ende mundësi të bëjnë të njëjtën gjë. Asnjë llogari nuk do të fshihet më 15 maj për shkak të kushteve të reja dhe askush nuk do të humbasë funksionalitetin e aplikacionit WhatsApp. Në javët e ardhshme, ne do t’ua kujtojmë njerëzve kushtet e reja”, citohet të kenë thënë nga kjo kompani.
Kështu, përdoruesve do tua kujtojnë deri më 15 maj që të pranojnë kushtet e reja dhe pasi të vijë ajo datë, ai mesazh do të mbetet i përhershëm, derisa përdoruesi të pranojë kushtet, të paktën për një kohë.
WhatsApp e quan këtë mesazh një “persistent reminder” (“rikujtim të vazhdueshëm”).
Çfarë ndodh nëse një përdorues merr një “persistent reminder”?
Siç vënë në pah mediat e huaja, përcjell Telegrafi, përdoruesi do të hasë një aplikacion të kufizuar WhatsApp, derisa të pranojë kushtet e reja.
Sidoqoftë, kjo nuk do të ndodhë me të gjithë përdoruesit në të njëjtën kohë. Shumë gjëra themelore të aplikacionit WhatsApp do të bllokohen, por kompania tregon se ju do të jeni në gjendje të përgjigjeni mesazheve dhe thirrjeve.