Denoncimi: Rama shpërndau për blerjen e votave 120 milionë euro në katër muaj

Jorida TABAKU

Mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit, nëpërmjet pagesave për tërmetin.
Përditë dalin në dritë prova, fakte dhe të dhëna se si kanë blerë vota edhe përmes buxhetit të shtetit.
Rama-Doshi-Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur në kundërshtim me ligjin milionat e buxhetit për të blerë vullnetin e votuesve.

Në 8 vjet abuzuan me taksat në kurriz të shqiptarëve, në 2 vite pas tërmetit nuk shpërndanë asnjë ndihmë për tërmetin duke i varfëruar qëllimisht për ti blerë më lehtësisht.
Tirana, Vora, Shijaku, Durrësi dhe Kamza janë ato bashki ku ky krim elektoral është konsumuar më shumë. Me një rritje në 500% të pagesave gjatë fushatës elektorale.

Artikulli paraprakZbuloni llojin e meditimit që i përshtatet personalitetit tuaj
Artikulli tjetërDita e fitores mbi fashizmin dhe totalitarizmin/ Leskaj: Eshtë Dita e Evropës ku shqiptarët shumë shpejt do të hyjnë