Krisma të shumta armësh janë dëgjuar pasditen e sotme në Durrës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e plazhit, në lagjen numër 13. Burime nga policia kanë bërë të ditur se kanë qenë në një operacion për kapjen e një grupi që shpërndante drogë në qytetin bregdetar.
Por gjatë operacionit, dy prej të ndaluarve kanë kundërshtuar me dhunë, dhe për pasojë një prej punonjësve të policisë ka qëlluar në ajër. Policia thotë se ka sekuestruar gati 1 kilogramë kokainë.
‘Policia e Durrësit ishte ne operacion në lagjen nr. 13 plazh për të kapur një grup që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë.
Gjatë operacionit dy persona me precedentë të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve kanë kundërshtuar me dhunë policinë dhe kanë tentuar të largohet. Ndërkohë që një prej punonjësve të policisë ka qëlluar në ajër për ti neutralizuar.
Policia ka prangosur dy personat, V. M., 29 vjeç dhe E. SH., 30 vjeç dhe ka sekuestruar deri tani rreth një kilogram kokainë’, thanë burime nga Policia e Durrësit.