Bandat të lidhura me politikën/ Gazetarja: Në Vlorë ka zhdukje të personave. Në Elbasan kalon i trafiku i drogës nga Afganistani

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala tha në News 24 se vrasjet e fundit po ndodhin për shkak se interesat janë të mëdha.

“Vrasjet ndodhin në qytete që janë problematike, ku bandat janë të lidhura me politikën. Për Elbasanin, ndodhin atje, sepse pikërisht në këtë qytet kalon korridori i trafikut të drogës nga Afganistani. Përplasja mes bandave kriminale ndodh këtu, por hesapet shpesh herë bëhen edhe jashtë shtetit, në Europë. Durrësi, sepse edhe aty përmes portit bëhet trafik droge, ndërsa vrasësit me pagesë kontraktohen më shumë nga Kruja”, u shpreh Lala.

Ajo tha se, në Vlorë, ka zhdukje dhe kjo bëhet për të mos lënë gjurmë. Vrasjet ndodhin kur interesat janë shumë të mëdha.

Artikulli paraprakBardhi: KAS u bë sot palë me pushtetin në blerjen e votave. Do apo jo Rama, transparenca do të bëhet e plotë!
Artikulli tjetërShqipëria rekord vdekjesh nga pandemia, Rama propagandë dhe show me infermierët