Masakra elektorale/ PD mbledh të dielën Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar

Partia Demokratike ka vendosur që ditën e diel në orën 17:00 mbledh kryesinë dhe do të diskutojë lidhur me situatën politike pas zgjedhjeve të 25 prillit si dhe masakrën elektorale të zgjedhjeve ku pritet të dilet me një vendimëmarrje.

Të gjithë anëtarët janë njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment bardhi, i cili shkruan se pas mbledhjes së kryesisë në orën 19:00 do të zhvillohet edhe mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Të nderuar anëtarë të Kryesisë!

Ditën e dielë, datë 16 Maj 2021, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend ditë: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.

Më pas, në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Mbledhjet do të zhvillohet në selinë e Partisë, në sallën e Grupit Parlamentar, Kati i II.

Ju lutem merrni masat për pjesëmarrjen tuaj!

Me respekt,
Sektetari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi

Artikulli paraprakSHBA publikon raportin për liritë fetare: Në Shqipëri problem kthimi i pronave
Artikulli tjetërFaqja pare