Zidane hakmerret ndaj Marcelos, pas një zënke në stërvitje

Marcelo është lënë jashtë skuadrës së Real Madridit për ndeshjen e sotme kundër Granadas në La Liga, për shkak të një fjalosjeje me trajnerin Zinedine Zidane.

Duke qenë se Ferland Mendy do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit, u duk sikur Marcelo do të luante titullar në ndeshjen vendimtare për Madridin në stadiumin Nuevo Estadio de Los Carmenes. Por, braziliani, i cili i mbushi 33 vjet të mërkurën, u la në shtëpi nga trajneri Zidane.

Me kalimin e sezonit, Marcelo është ndier i mllefosur me taktikat dhe formacionet e Zidanit dhe gjakrat u nxehën gjatë stërvitjes të enjten.

Mbrojtësi veteran në skuadrën e Madridit është aktivizuar shumë pak këtë sezon tek Real Madridi.

Sipas Goal, ai dhe Zidane u fjalosën gjatë stërvitjes pas pakënaqësive të brazilianit dhe Zidane iu hakmor duke mos e ftuar fare për ndeshjen e sotme.

Artikulli paraprakBerisha uron Bajramin: Lutem që sakrifica të kthehet në paqe për kombin tonë!
Artikulli tjetërDyshemeja e lokalit plot me para, denoncimi: Zyrtarët e PS festojnë fitoren me lekët e tërmetit (Video)