Blerja e votave, debate të ashpra mes përfaqësuesve të opozitës dhe njeriut të Ramës në KAS

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) u mblodh sot paradite për shqyrtimin e kërkesave të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit, ku kërkohet pavlefshmëria për këtë qark.

Avokatët e partive të opozitës kanë paraqitur provat e tyre lidhur me pretendimet e shumta që kanë me procesin zgjedhor në këtë zonë elektorale. Gjatë diskutimeve, debatet kanë qenë të ashpra sidomos mes përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike në debat me anëtarin Ilir Rusmalin, i cili shtruar pyetjen se përse KAS nuk pranon prova të krimeve elektorale nga prokuroritë e rretheve.

Pjesë nga debati

Marash Logu: PD mendon që është shumë e qartë në qëndrimet e saj.

Ilir Rusmali: Mund të na thoni në rrethin e provave që keni për sa raste bëhet fjalë për blerje votash?

Marash Logu: Për të gjitha rastet të shitblerjes së votës kemi depozituar kallëzime penale. Ne kemi denoncuar raste të shumta të blerjes së votave.

Ilir Rusmali: Përgjigjja juaj është raste të shumta, e kam të qartë.

Marash Logu: Kjo është arsyeja që ne i sjellim këto kallëzime që i kemi depozituar që në datën 7 prill. SPAK me siguri ka kryer hetime dhe ne ju kërkojmë vazhdimisht ju që merrni informacion nga prokuroritë. Cila është arsyeja që ju refuzoni të merrni prova nga SPAK?

Ilir Rusmali: Këtë nuk e dini ju.

Marash Logu: Kallëzimi i rremë është vepër penale. Nuk bëjmë ne kallëzime të rreme. Pse refuzoni të merrni prova nga prokuroria?

Ilir Rusmali: Refuzimin dhe pranimin e merr nga trupa. Ke dhënë dy përgjigje. Për mua janë të dyja të mjaftueshme.

Marash Logu: Për 22 rastet që kemi folur, kemi depozituar ato prova që kemi pasur në dispozicion. Kjo është bërë për të lehtësuar punën e KQZ. Ne kemi kërkuar që të merren informacione zyrtare nga institucioni shtetëror. Kuantifikimi që ju kërkoni mund të dalë nëse ju pranoni të administroni prova nga PD.

Artikulli paraprak“Policia ngre postoblloqe dhe na vendos gjoba deri 250 mijë lekë”, shoferët e fugonave në protestë
Artikulli tjetërDobitë e jashtëzakonshme të qepës së kuqe për flokë të shëndetshëm