Rritje rekord me 130 lekë për litër e çmimit të karburanteve

Brenda tre muajve çmimi i karburanteve është rritur me 130 lekë për litër, ndërsa rritja e fundit ka ndodhur sot me 50 lekë pë litër
Çmimi i naftës është rritur për herë të dytë brenda 5 muajve të parë të këtij viti duke arritur në vlerën mesatare 161 Lekë për litër.

Në të gjithë pikat e karburantit në kryeqytet nafta dhe benzina janë rritur mesatarisht me 5 Lekë/litër, ndërsa në shkurt rritja ishte me 8 Lekë.

Ekspertët e ekonomisë thonë se shkak kryesor është rritja e çmimit të lëndëve djegëse në bursat ndërkombëtare, pasi Shqipëria është një importues neto i karburanteve dhe çmimi varet gjithnjë nga kursi i këmbimit dhe tregjet e huaja.

“Jemi një vend i varur nga importi dhe rritja gjithnjë ndodh për shkak të lëvizjeve në bursa. Ndryshimet e tjera që ndikojnë në çmim janë ato me natyrë fiskale.”

Që prej Nëntorit të vitit të shkuar, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare nisi një tendencë rritëse, pas vlerave afër zeros që shënoi në fund të muajit Prill.

Prej nisjes së muajit maj, çmimi i një fuçie ka arritur në vlerat e 68 Dollarëve duke u rritur me 15% krahasuar me Prillin. Profesor Adrian Civici thotë se tendenca do të vazhdojë të jetë në rritje për shkak të rigjallërimit të lëvizjeve por dhe pasigurive të konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Këtë vit kemi një rinisje të lëvizjes dhe kërkesë për konsum por dhe konflikti në Lindjen e Mesme rrit pasiguritë për bllokim të rezervave çka rrit dhe çmimin në tregje.”

Artikulli paraprakDyshimet, Çaka u ekzekutua pasi mori drejtimin e pazareve të drogës
Artikulli tjetërTregu i bixhozit 200 milionë USD, investigimi i mbështetur nga SHBA: Rama, liçensë mashtruesit me karburantet