KAS në mbledhjen e sotme ka vendosur të hapë kutitë vetëm për 24 qendra votimi. PD dhe LSI kanë kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve për qarkun e Beratit. Si prova janë administruar edhe disa nga materialet zgjedhore të adminstruara, procesverbalet dhe tabelat përmbledhëse.
Ndryshe nga Gjikorastra, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve mund të kërkojë informacione shtesë nga institucionet shtetërore, për të vërtetuar nëse janë kryer shkelje të Kodit Zgjedhor në qarkun e Beratit gjatë zgjedhjeve të 25 prillit dhe për këtë arsye, mbledhja e së premtes u mbyll pa vendimmarrje. Seanca e rradhës njoftohet, se do të jetë ditën e hënë.
Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso, e ka quajtur mospranimin e të gjitha provave nga KAS si të njëanshëm.
Partitë e opozitës paraqitën dje në KAS provat e tyre në lidhje me pretendimet që kanë për procesin zgjedhor, ku nuk munguan edhe debatet, më i ashpri ishte ai mes Përfaqësuesit të demokratëve Mirash Logu dhe anëtarit të KAS, Ilir Rusmajli të cilit i kërkoi transparencë.
Partia Demokratike pretendon se në Berat, socialistët blenë votat me 50 mijë lekë, ndërsa akuzojnë se shteti u vendos në dispozicion të kandidatëve të PS. Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim pretedon se në Qarkun e Beratit kësaj force politike iu mor mandati për 77 vota, duke akuzuar për shkelje të rënda gjatë procesit të votimit. Por për Partisë Socialiste pretendimet e opozitarëve janë të pabaza.