Rinumërimi i kutive, pas Beratit edhe në Gjirokastër zbulohen dhjetëra raste të votimeve më shumë se 1 herë

Pas kërkesës nga Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë kryqëzimin e të dhënave të pajisjes PEI.

Sipas rezultateve të dala nga kryqëzimi, KQZ njofton se janë 57 raste të dyshimta në Berat, mes të cilave 2 raste kur 2 persona janë shfaqur në 2 QV të ndryshme.

Në Berat 19 persona kanë dhënë shenjën e gishtit si nënshkrim biometrik për 53 zgjedhës

Ndërkohë që 74 janë rastet e dyshimta për në Qarkun e Gjirokastrës: 2 raste të dyshimta ku 2 persona janë paraqitur në 2 QV të ndryshme dhe 12 persona kanë dhënë shenjën e gishtit si nënshkrim biometrik për 70 zgjedhës.

1 28

2 20

3 6

Artikulli paraprakMasakra zgjedhore/ 19 persona në Berat votuan 53 herë. Ja dokumenti që fakton parregullsitë!
Artikulli tjetërJuristi i PD në KQZ nxjerr dokumentat, Marash Logu: 3 prova që nxjerrin 100 parregullsi! Faktohet votimi i shumëfishtë