A do të kemi ndonjëherë zgjedhje të lira dhe demokratike në Shqipëri!?

Nga Hysen OSMANAJ

Eshte e kuptueshme qe humbja eshte e hidhur ne çdo fushe te aktivitetit tone te perditshem si ne biznes, ne sport e pa tjeter edhe ne politike, biles ne vendet si Shqiperia eshte shume me e hidhur se ne çdo vend tjeter.

Kjo ndodh kryesisht ne vendet ish socialiste (komuniste) ku mungojne institucionet demokratike ose jane shume te brishta ato, ne keto vende taktika dhe strategjia e trasheguar per marrjn e pushtetit eshte revulucioni me dhune, jo me votime te lira dhe demokratike, kjo nga varferia qe e trasheguan nga ekonomia socialiste, mungesa e prones private dhe e ekonomise se tregut lire qe kane sjelle mungesen e inisiatives se lire, duke lene qytetaret e ketyre vendeve te varur per çdo gje nga pushteti, pra çdo e mire materiale dhe politike ishte ne deshiren e parties shtetit.

Per rrjedhoj edhe ne shqiptaret vime nga nje sistem monist totalisht i centralizuar me nje politizim te tejkajshem, ku çdo gje e kontrollonte shteti (partia shtet) dhe me nje ekonomi te rrenuar aq sa nderrimi i sistemit na gjeti me bark te zbrazur dhe me trup te xhveshur, vetem fale ndihmes nga prendimi arritem ta tejkalonim situaten jo pa shume mundime pasi ne si shtet nuk kishim mundesi as per ti çuar ushqimet dhe veshmathjen tek qytetaret, por na i sollen ne shtepi (opercioni pelican) ata qe i kishim “share” gjate gjith kohes se monizmit, shtetet kapitaliste.

Me ardhjen e PDSH ne pushtet ne vitin 92 vendi yne hyri ne nje rruge reformash demokratike te papara, pavarsisht veshtersive dhe mungese se ekspriences kapitaliste por dhe me gabimet qe u bene qofte nga mungesa e pervojes dhe e ndergjegjes se disa drejtuesve, qofte nga pengesat e jashtzakonshme te klases politike moniste tashme te permbysur e cila akoma kishte shume institucione ne kontroll, megjiate PDSH arriti te triumfojme dhe te instaloj sistemin ligjor demokratik dhe institucionet demokratike.

Ne vitin e mbrapsht 97 me pretekstin e firmave piramidale u organizuan te gjitha strukturat e vjetra legale dhe ilegale duke marre pushtetin me rrevulucion te armatosur, dhe duke e mbajtur perseri pushtetin me arme e tankse ne zgjedhjet e 2001, por perseri PD erdhi ne pushtet me voten e lire ne zgjedhjet parlamentare te 2005.

Zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2009 ishin zgjedhjet me te mira ate organizuera pas vitit 1990, zgjedhje te lira dhe te ndereshme,. te cilat sipas raportit perfundimtar te OSBE/ODIR-it u plotesuan dhe pjesa me e madhe e standarteve te kerkuera.

Ne zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2013 ndodhi nje fenomen i papare ne Shqiperi ( pasi nuk u muar pushteti me dhune ne 21 janar, deshtoj revulucioni i dyte pas atij te 97), PS ndoqi nje strategji tjeter duke mbledhur rreth vetes perveç strukturave me aktive te saj kjo me te drejte por dhe nje detashmet te strukturuar me te gjith ofiiceret e liruar nga ushtria dhe policia e shtetit me rekorde te ndryshme dhe duke aktivizuar te gjith boten e krimit, gjoja “jo” per te fituar zgjedhjet por per ta “rrezuar” Berishen, i cili ju kishte mbyllur rruget e krimit.

Perveç ketyre strukturave te erreta u shaq dhe fenomeni i blerjes se votes, por edhe premtimet bombastike per elektoratin çka z. Berisha dhe PD nuk mund ti premtonte dot duke qene dy mandate ne pushtet, me kete strategji PS me Edi Raman ja arriten qellimit per te marre pushtetin dhe duke qeverisur me ata qe e fitoj, duke vene çdo gje ne sherbim te tyre dhe pa realizuar asnje premtim si;
• Legalizimet e shtepive falas Brenda mandatit te pare; kaloj dhe i dyti jo falas por as me
lek edhe akoma se kan bere?
• Shendetesia falas ; jo qe nuk e bene falas por vetem kan rritur çmimet?
• Ulja e taksave dhe tatimeve; edhe keto vetem jane rritur?
• Ulja e çmimeve te energjis dhe karburanteve; vetem jane rritur, e plot tjera ….

Zgjedhjet e vitit 2017 e gjeten mazhorancen lakuriq, e cila nuk kishte realizuar asnje premtim, per keto mosrealizime u be koke turku LSI, se gjoja i ka penguar per realizimin e objektivave dhe per kete PS i duhej te kishte vetem “timonin dhe tepsin”, PD doli nga protesta (çadra) pas marrveshjes se famshme te Majt 2017, kjo me nderhyrjen e faktorit nderkombetar , ne nje kohe kur PS kishte mbaruar fushaten duke korrur fitoren e dyte ne nje pale zgjedhje nga me te korruptuerat me indimidim te zgjedhesve nga bota e krimit, blerjen e votave dhe kartave te identitetit mbi 20% dhe perdorimi i burimeve publike, vleresime keto edhe nga raporti perfundimtar i ODIR/OSBE.

Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2021 perseri si a ato te 2017, PS erdhi para elektoratit pa realizuar premtimet qe ne te vertet nuk kishte bere, erdhi pa program, por vetem i kishin ngelur punet “kryesore” pa bere edhe pse kishte “timonin dhe tepsine vete dy mandate”, dhe pika e dyte e “programit”, “tallja” me programin e opozites, tallja se ai kishte filluar fushaten dy vjet para se te dekretohej data e zgjedhjeve nga Presidenti dhe ne muajn ne fushates nuk kishte ça te bente vetem te bente hoka me shqiptaret e shkrete dhe tu blente voten, tanime blerja e votes eshte kthyer ne sistem.

Por kush ishin faktoret dhe strategjia e korrupsionit zgjedhor;

i. Reforma zgjedhore per te cilen ishte premtuar qe do ta kaloj ne konsensus me opoziten, premtim te cilin z. Rama nuk e mbajti por pas nderhyrjes se faktorit nderkombetar u ule ne tryezen politike duke miratuar me konsensus disa ndryshime te ligjit zgjedhor. Tryeze te cilen e hodhi ne ere pas nje jave, gjoja per ti plotesuar ca kerkesa opozites parlamentare “disa deputet me e pakta te blere” me te cilet Rama ndryshoj Kodin Zgjedhor ne menyr te njeanshme. Me keto ndryshime rama ka fituar rreth 9-12 mandate ne parlament duke mos lejuar qe çdo parti e koalicionit te kete listen e kandidateve per deputet.

ii. Ne shkeleje te kodit zgjedhor u perdoren burimet publike ne favorr te fushates
zgjedhore;
• Tenderat dhe konçesionet nga me te ndrysmet ne muajn e fushates zgjedhore,
• Investimet me burimet e buxhetit ne infrastruktur, ça nuk ishin pare gjate dy
mandative ne pushtet, u shfrytezua “sentenca” se ne shqiperi çudia me e madhe
harrohet per tre dite.
• Administrate publike nje pjes u perdor per fushate dhe komisione zgjedhore, pjesa
tjeter u kercenua me vendin e punes.
• Policia duke punuar per fushaten ne oret e ndaluara si shkak i pandemise, gjoja
nga komisioni Teknik dhe duke blere vota e indimiduar demokratet.
• Ndermarrjet e elektrikut u kthyen ne ndermarrje ne funksion te fushates me
administrate dhe mjete levizese naten dhe diten per blerje votash dhe kercenime
per prerje te energjise elektrike.
• Pushteti vendor i gjithi ne funksion te zgjedhjeve me shkelje flagrante ligjore si punsime, blerje votash dhe investime abusive.

iii. Pandemia, kufizimet u perdoren vetem per opoziten.

iv. Termeti, me fondet nderkombtare dhe ato te buxhetit te shtetit u shperndan leke per
riparime ne menyre selective, dhe shtepi banimi vetem ne fushaten zgjedhore ,

v. Bota e krimit me investime, indimidim dhe blerje votash.
Perfundimisht keto zgjedhje nuk jane as te lira as te ndershme dhe si rrjedhoj as demokratike, me sa duket manipulimi i zgjedhjeve ne vendin tone eshte kthyer ne sistem dhe eshte veshtire te kthehemi edhe nje here tek vota e lire, e cila do te jete ne te mire te familjeve tona dhe vendit tone, deri sa te arrijme kete e kemi te veshtire te ecim perpara te zhvillohemi dhe te integrohemi ne familjen e madhe Europiane.

Kam bindje se ne nje vend te vogel si vendi yne, me nje elektorat te vogel ne numer, ku qeverisja nuk bazohet ne ndarjen dhe balancimin pushteteve, ne te cilin institucionet demokratike jane te brishta, ku te mirat materiale e jetesore varen vetem nga pushteti e jo nga iniciativa e lire e prona private dhe sidomos kur vullneti i qeveris nuk eshte te zhvilloj zgjedhje te lira dhe demokratike eshte shume e veshtire ose e “pa mundur” te fitoj opozita.

Artikulli paraprakThellohet skandali me paratë e tërmetit, ja sa familje u shpërblyen në total gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit
Artikulli tjetërMasakra zgjedhore/ Si u blenë masivisht votat e komunitetit rom