Klodian TOMORRI
“Lana ne burg”
Keta kane nisur planin per te ngritur nje 30 katesh aty tek BKT-ja, ngjitur me Kishen. Mirepo qe plani te vihej ne zbatim duheshin bere ca skema.
Fillimisht nderteses se BKT-se ja bene letrat sikur ishte demtuar nga termeti, madje kategori e rende demtimi, qe duhej shembur. BKT-ne e sistemoi Fusha atje ngjitur me TEG-un. Fjalet jane qe e sistemoi me qera. Kjo ishte pjesa e pare e planit.
LEXO EDHE: Shpërndarja e mandateve në zgjedhjet parlamentare/ Tiranës i shtohen 2 deputetë, ja si do bëhet llogaritja
Tani BKT-ja nuk e merrte dot lejen per 30 katesh. Sepse ligjet urbanistike jane shume te ashpra ne Tirane. Duhet zhvillim i kontrolluar territori, jo kaos. Lejet duhen perqendruar vetem tek kompanite qe beson Bashkia. Ketu hyn ne loje prape FUSHA.
Lejen e ndertimit per 30 kateshin do ta marre Fusha. Pasi te ngrihet 30 kateshi, BKT mund te transferohet serish aty dhe merr disa kate. Te tjerat, dalin ne shitje.
Si perfundim Lanen do e fusin ne burg keta. Aty do kete dy kulla gjigande si kolosi i Rodit, qe rrine perballe njera tjetres. Pak me poshte eshte dhe nje tjeter. Lanes nuk ka per t’i rene me Dielli me shume se 5 minuta ne mesdite.
Tani ceshtja eshte a do te shpetoje dot Kisha apo jo? Se mund t’ja bejne dhe Kishes letrat sikur eshte demtuar nga termeti, kategori DS4 dhe te ngulin edhe aty ndonje 40 katesh. Prifterinjte i marrin, i cojne andej nga Dajti lart. Vete ben Fusha ose ndonje nga keto kompanite e ndertimit te Bashkise nje Kishe te re andej siper dhe ja jep komunitetit katolik me qera.
Aman, aman, mjere ai fshatar i gjore qe ben ndonje gardh tek toka. Renean, nderhyjen e shpejte antiterrorizmit edhe ushtrine tek dera e shtepise i ka per 5 minuta. Dhe ta provoje t’i bjere telefonit te Bledi Cucit po deshi.”-shkruan gazetari Klodian Tomorri.