Biden bën thirrje për një armëpushim midis Izraelit dhe Palestinës

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka shprehur mbështetjen e tij për një armëpushim pas tetë ditësh dhune midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Biden i ka thënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se SHBA-ja po punonte me Egjiptin si dhe me vendet e tjera për ndalimin e luftimeve.

Ndërkohë, SHBA-ja bllokoi përsëri një deklaratë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për ndërprerjen e dhunës.

Konflikti midis Izraelit dhe Palestinës është tani në javën e dytë.

Të paktën 212 persona, përfshirë 61 fëmijë kanë vdekur në Gaza, dhe 10 persona përfshirë dy fëmijë kanë vdekur në Izrael.

Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, Biden “inkurajoi Izraelin të bëjë çdo përpjekje për të siguruar mbrojtjen e civilëve të pafajshëm”.

“Të dy udhëheqësit diskutuan progresin në operacionet ushtarake të Izraelit kundër Hamasit dhe grupeve të tjera terroriste në Gaza”, thuhej në deklaratë.

Po ashtu në po të njëjtën deklaratë thuhej se presidenti Biden “shprehu mbështetjen e tij për një armëpushim”.

Artikulli paraprakGuardia di Finanza: Skanimi me rreze x identifikoi 400 pakot e kokainës
Artikulli tjetërSkandali në manipulim/ 324 zgjedhës në një kuti, por nuk ka fare listë zgjedhësish