Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili publikon disa dokumente që janë fakte të reja mbi masakrën e 25 prillit. Vasili shkruan se, Berati dhe Gjirokastra janë dëshmitë që fundosin përfundimisht 25 prillin si masakra mafioze e rilindjes.
Postimi i plotë i Vasilit
Fakte të reja, masakra e 25 prillit po demontohet totalisht!
Berati dhe Gjiirokastra dëshmitë që fundosin përfundimisht 25 prillin si masakra mafioze e rilindjes që ka qenë e tillë në gjithë teritorin.
Dokumente të reja asgjesojnë plotësisht dhe rrezojnë tërësisht 25 prillin.
Votime me dhjetra herë nga një person në Gjirokastër dhe në Berat.
Në Berat në Q.V 3446, mungon Raporti PEI, citohet që kanë nënshkruar 324 zgjedhës, por nuk vendoset në dispozicion lista e zgjedhësve, ndërkohë në kuti ka 327 vota, pra ka më shumë fletë votimi se sa votues të pretenduar!
KAS është ballë përballë me ligjin dhe dokumentet flasin vetë, çdo devijim nga drejtesia e çon vetë KAS perpara drejtësisë.