Ambasadorja Yuri Kim reagon pas sekuestrimit të 400 kg kokainë në Kosovë

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar lidhur me sekuestrimin e 400 kg kokainë në Kosovë. Në një postim në Twitter, Kim shkruan se kapja e drogës ditën e djeshme erdhi si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe SHBA-ve.

Po ashtu, diplomatja amerikane shton se DEA pati një rol të rëndësishëm në këtë goditje kundër trafikuesve ndërkombëtarë të drogës dhe krimit të organizuar.

Nga raportimet e një dite më parë, është mësuar se lënda narkotike ishte nisur drejt Brazilit dhe dyshohet se destinacioni final ishte Gjermania. Kontenieri që transportonte pula ka kaluar në Itali, më pas në portin e Durrësit, ndërsa monitorohej me GPS. Pas një qëndrimi disa ditor, kontenieri mbi një kamion, ka kaluar në Kosovë, atje ku edhe autoritetet policore bënë ndërhyrjen finale, duke çuar në sekuestrimin e sasisë së 400 kg kokainë, me një vlerë prej disa milionë euro.

hAcz 7JJ

Artikulli paraprakMasakra zgjedhore/ 324 zgjedhës në kuti, por gjenden 327 vota, nuk ka fare listë zgjedhësish!
Artikulli tjetërRefuzimi i KAS edhe për Vlorën, Ivi Kaso: Po mbulohen provat që faktojnë shkeljen e ligjit gjatë zgjedhjeve në favor të PS