Masakra zgjedhore/ Zbulohet si u manipuluan votat e PD në Mallakastër

Ish-Kryeministri Sali Berisha publikoi një denoncim se si janë manipuluar votat e Partisë Demokratike në zonën e Mallakastrës.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Modeli i zgjedhur nga xhelati i votës Edvin Rama për të zhvlerësuar votat!

Denoncon porosinë për dhe mënyrën e bërjes të pavlefshme të votave të PD në Mallakaster.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje! Unë jam (anonim) dhe dua t’ju tregoj të gjithë shqiptarëve ndërmjet jush sesi u bë manipulimi i votave në Mallakastër. Komisionerët e PS i nxorën votat e Partisë Demokratike të pavlefshme vetëm duke bërë një kryq te LSI dhe Lëvizja për Ndryshim. Votat e PD dolën të pavlefshme. Unë isha dëshmitar. Fitorja e PD është e madhe, por të “ripjellurit” garantuan një proces kaosi, revolte, pandershmërie dhe mbi të gjitha të padrejtë dhe fiktiv. Mallakastra fiton, por votat Armela Malaj i nxori të pavlefshme me qëllim. Faleminderit!

Artikulli paraprakPunonjësit të Gardës i vjedhin 15 mijë euro kursime të fshehura në vendin e punës
Artikulli tjetërBorrell: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave