Vrasja në Vlorë, për drogën/ Delon Troqes i rrëmbyen dhe zhdukën para 3 viteve edhe kushëririn

Duket se atentati mafioz i të premtes në mbrëmje ndaj Delon Troqes para biznesit te tij, është në vazhdën e një sërë ngjarjesh të rënda të viteve të fundit në luftën e bandave të Vlorës për drogën.

Sipas policisë, Troqe ka qenë i ishte përfshirë disa herë në sherre e konflikte të tjera të dhunshme dhe me armë, kurse i fundit ka qenë pak ditë më parë.

Dikur pronar i nje aktiviteti biznesi me bazë turizmi, ku gjatë verës dërgonte njerëz me skaf në Karaburun dhe Sazan, tashmë ai kishte një servis makinash, ndonëse herë pas here lëvizte jashtë vendit. Së fundmi 38 vjeçari, sapo kishte ardhur nga Spanja.

Konfliktet për pazare të mundshme droge në Spanjë, disa vrasje më të hershme apo edhe sherri i fundit në Vlorë ku mbeti i plagosur një person, janë pista që po hetohen aktualisht policia.

Gjithashtu prokuroria është duke e lidhur ekzekutimin e mbrëmshëm, edhe me një rrëmbim dhe zhdukje personi 3 vite më parë.

Në vitin 2018, konkretisht me 19 korrik, djali i xhaxhait të viktimës, Elvis Troqe u zhduk pa lënë gjurmë, në një kohë që atë ditë po përgatitej të festonte ditëlindjen e nënës.

Elvis Troqe u thirr nga dy persona teksa po pinte kafe në një lokal dhe pasi u fut brenda në një Mercedez Benz, nuk u kthye më kurrë.

Pak kohë më vonë u zhduk pa lënë gjurmë edhe Albano Xhaferri, shoku i ngushtë i Elvis Troqes, me të cilin ishte kthyer në mes të vitit 2018 nga Spanja.

Edhe sot e kësaj dite nuk dihet fati i Elvis Troqes, ndërsa për rastin u morën ne pyetje shumë persona mes të cilëve tashmë edhe të ekzekutuar, por nuk u zbardh asgjë.

auto 18

Në foto: Kushuri i zhdukur Elvis Troqi

Artikulli paraprakReagimi i fortë: Edi Rama “non grata” me ligjin dhe demokracinë!
Artikulli tjetërEfekti i Benzema, fanellat e Francës shënojnë rritje prej 2400%