Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me shpërthimin e ndodhur në banesën e drejtuesit lokal të demokratëve në Shijakt, Ilgner Vora.
PD e cilëqson ngjarjen si një akt të rëndë dhe kërkon zbardhja e menjëhershme.
Reagim i Partisë Demokratike
Partia Demokratike ka ndjekur me shqetësim informacionin për sulmin me lëndë plasëse në banesën e drejtuesit të Partisë Demokratike në qytetin e Shijakut.
Duke i shprehur të gjithë solidaritetin familjes Vora, ne e konsideruar këtë akt kriminal të papranueshëm, të rëndë dhe kërkojmë zbardhjen pa vonesa të kësaj ngjarje dhe vënien menjëherë përpara përgjegjësisë të autorëve.
Ngjarje të rënda si kjo dhe aktet kriminale të kohëve të fundit, janë thirrje ulëritëse për organet ligjzbatuese për të vepruar me shpejtësi, profesionalizën dhe paanësi për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe jetës e pronës së qytetarëve.