Vrasja në Elbasan gjatë fushatës elektorale, Papleka mbetet në burg, lirohen 10 të tjerët

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit për Arbër Paplekajn. Paplekaj mbetet me masën e sigurisë personale “arrest me burg”. Ai akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Ish-komando u vetëdorëzua në polici pas ngjarjes së Elbasanit, ku Struktura e Mbrojtjes së votës e ngritur nga PD u përplas me mbështetësit e PS në makinën e të cilëve u gjetën para, karta identiteti etj.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit mes palëve mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Ndërkohë që e gjithë ngjarja ndodhi në prezencë të forcave të policisë së Elbasanit.

Apeli ndërkohë ka liruar 10 të akuzuarit e tjerë për ngjarjen, duke i ndjekur penalisht në gjendje të lirë. Arbër Paplekaj nuk ishte i pranishëm në seancën e Gjykatës së Apelit, të mbajtur në ngarkim të tij.

TE LIRUARIT

Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhune
Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve.

Artikulli paraprakBaba Taku me dy emra, zbulohet dokumenti
Artikulli tjetër“Ky është shteti i Ramës që na la rrugëve”, punëtorët sezonalë presin me orë të tëra në doganë