Komisioni hetimor për shkarkimin e Metës, reagon Presidenca: Zero shqetësim nga çdo vendim nul të Kuvendit

Presidenca ka reaguar në lidhje me komisionin hetimor, që po zhvillon seancën e fundit dhe ku Alket Hyseni po lexon raportin.

Zëdhënësi Tedi Blushi shkruan se, nuk do të ketë asnjë koment dhe se presidenti do ta vazhdojë detyrën e tij deri në 24 korrik 2022.

Reagimi i zëdhënësit Tedi Blushi

Asnjë koment dhe zero shqetësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak, që tenton me dëshpërim të shmangë vëmendjen nga debati publik për krimet e faktuara zgjedhore të 25 prillit, autorët dhe frymëzuesit, tutorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, të angazhuar në këtë farsë kundër të vetmit institucion, që respekton dhe mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin e saj.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e Tij deri më 24 korrik 2022, me të njëjtën përgjegjësi të lartë, vetëm në respekt dhe mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar.

Artikulli paraprakPD paraqet në KAS të tjera fakte skandaloze: 47 persona kanë votuar 312 herë në Elbasan! Votat u blenë deri në 300 euro
Artikulli tjetërQeverisja Rama, ekosistem i parave te pista