Rikthehet çështja “Tahiri”, ja kush do ta gjykojë ish-ministrin e Ramës

Ish-kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni është caktuar relator i çështjes “Tahiri”. Më përpara relator i çështjes ka qenë Ilir Panda.

Ceshtja ka shkuar ne Gjykaten e Larte dhe pritet qe brenda korrikut do të ketë gjykim per ish-Ministrin pasi në Gjykatën e Lartë është kompletuar trupa e nevojshme dhe kolegji penal.

Dënimi

Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi ne vitin 2019 ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin me 5 vite burg, e cila u konvertua me 3.4 vite në shërbim prove dhe përjashtohet nga të gjitha aktivitetet publike.

Gjykata vendosi rrëzimin e të treja akuzave nga ana e prokurorisë dhe e shpalli fajtor Tahirin vetëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Tahiri akuzohet për korrupsion të zyrtarëve të lartë, trafik të lëndëve narkotike dhe si pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Prokuroria kërkoi 12 vite burg për Tahirin, 8 vite me gjykim të shkurtuar.

Edhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela janë rrëzuar tri akuzat. Edhe ai është dënuar vetëm për shpërdorim detyre me 3.4 vite burg. Gjyqtarët kanë rrëzuar akuzat për trafik të narkotikëve dhe bashkëpunim me grup të strukturuar kriminal, duke e dënuar vetëm për shpërdorim detyre pasi nuk ka vepruar për pengimin e lëndëve narkotike.

Tahiri apelon vendimin

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili u dënua me 5 vite burg por që iu konvertuan në 3,4 vite shërbime prove me akuzën “Shpërdorim detyre” e ka ankimuar këtë vendim në Gjykatën e Apelit një ditë para përfundimit të afatit të ankimimit.

Në ankimimin e tij Saimir Tahiri ka kërkuar pafajësi për akuzën ‘shpërdorim detyre’, pas çlirimit nga 2 akuzat e tjera më të rënda “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafik ndërkombëtar droge”.

Prokuroria apelon vendimin

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka apeluar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda vendimin e dhënë në ngarkim të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Në vendimin e dhënë në gjykatën e shkallës së parë për Krimet e Rënda, ndaj Tahirit ranë të gjitha akuzat për trafik droge në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal mbi të cilat Prokuroria kërkoi që ish-ministri i Punëve të Brendshmë të dënohej me 12 vite heqje lirie.

Artikulli paraprakTiranës i mbet vetëm emri. Hapni sytë dhe shikoni përreth ku jetoni
Artikulli tjetërAllegri rikthehet tek Juventusi