Plantacionet e mbjella me kanabis shtohen frkishëm në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin

Sipërfaqet e mbjella me kanabis janë rritur aq frikshëm gjatë 4 muajve të fundit në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, sa që faktin janë detyruar që ta pranojnë edhe autoritet më të larta shtetërore në këtë zonë.

Ka qenë prefekti i këtij qarku, Gjok Jaku, i cili ka thirrur me urgjencë një mbledhje të  Task-Force, duke kërkuar marrjen e masave të menjëhershme nga policia.

Jaku deklaroi në takim se Lezha është kthyer në një njollë të zezë sa i përket vendeve ku kultivohen më së shumti bimët narkotike.

“Ajo që shoh është, se sinjalet nuk janë pozitive. Nga raportimet e drejtorisë së policisë ka pas disa goditje në të tria njësitë Lezhë, Kurbin e Mirditë kemi raste jo vetëm të tentativës por edhe të kapjes së fidanëve pavarësisht kemi një apo dy autorë shihet tendencë në rritje. Këto shifra që raportohen tregojnë një tendencë në rritje që ky sezon të jetë tendencë për shtimin e sipërfaqeve nga kultivuesit, ku munden dhe si munden nga grupet kriminale. Secili prej pjesëtareve të task-forcës të bëjë punën e duhur që lezhë të mos jetë njollë e zezë në hartën e kanabisit”, ka deklaruar prefekt i Qarkut Lezhë.

Drejtori i Policisë Vendore në Lezhë Zef Laska, nuk dha shifra për sipërfaqet e mbjellura me drogë këtë vit, por tha se janë identifikuar zonat më problematike, ndërsa disa po mbahen në monitorim.

“Ne kemi të qartë hartën e kultivimit për çdo bashki, kemi identifikuar autorët e mundshëm dhe po i monitorojmë në mënyrë fijuese”, shprehet Zef Laska, drejtor i Policisë Lezhë.

Artikulli paraprakMësoni nga Kosova!
Artikulli tjetërFluks në Morinë, shqiptarët e Kosovës drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën