Mëngjesi i sotëm ka nisur me fluks te lartë qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë. Janë familjare, grupe miqsh drejt qyteteve të ndryshme për të kaluar këtë fundjavë.
Për disa prej qytetareve është edhe periudhë pushimesh ne det. Policisë kufitare i është dashur të punojë që në orët e para të mëngjesit me procedure të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe qëndrimet e panevojshme ne kufi.
Vetëm sot përllogariten të kenë hyre më shume se 6300 mjete dhe rreth 13 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë./abcnews