Ish-Kryeministri Berisha, duke iu referuar një shkrimi mediatik që zbulon se pronarja e Top-Channel Vjollca Hoxha dhe drejtori Ben Blushi së bashku me Stelja Gugalljan mafien e plehrave, kanë krijuar një kompani të përbashkët që do të merret me gjurmimin e karburanteve, pra monitorimin e qarkullimit të transaksioneve në këtë fushë, çka do e bëjë edhe më të shtrenjtë karburantin në vend.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Ben Blushi, Vjollca Hoxha dhe Stela Gugallja mafia plehrave dhe e inceneratorëve kanë krijuar në Prill 2021 një kompani të përbashkët, ku Blushi dhe Vjollca Hoxha kanë nga 16% të aksioneve dhe Stela Gugallja 67%, kështu raporton CNA.al në një investigim të saj.
Kjo është hera e parë që këta të tre dalin bashkë në biznes prej kohës kur u nis të flitej se Vjollca me Blushin janë ortakë tek incineratori i Tiranës.
Çfarë e bën interesante situatën tani është objekti i kompanisë së re të përbashkët që kanë ngritur: gjurmimi i karburanteve (monitorimi i qarkullimit të transaksioneve në këtë fushë).
Kompania është hapur pasi qeveria nxori në dhjetor një VKM ku përcakton se do të ketë 3 licensa për atë që njihet si fiskalizimi i karburanteve.
Ky ështe i njëjti vendim që PD e ka çuar në SPAK në fillim të marsit, pasi e konsideron një veprim korruptiv, që mbyll tregun në 3 klientë të paracaktuar të qeverisë dhe do ta bëjë karburantin akoma më të shtrenjtë për qytetarët. sb
https://www.cna.al/…/ekskluzive-dalin-hapur-ben-blushi…/