Eurodeputeti David Lega, i njohur për kritikat e tij ndaj qeverisë Rama, shkruan në një postim në tëitter se, Shqipëria ka shumë punë kundër pastrimit të parave.
Po kështu Lega këshillon KE që të vazhdojë monitorimin e qeverisë shqiptare para se të mbahet Konferenca e Parë.
#Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë për të bërë në luftën kundër pastrimit të parave.
Komisioni @EU_Comision duhet të vazhdojë të monitorojë progresin dhe pajtueshmërinë në adresimin e rekomandimeve të Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF), pasi kjo është një parakusht për KPGJ-në e parë. Duhet më shumë punë!