DEKLARATË E PERFAQESUESIT TË PD NË KOLEGJIN ZGJEDHOR, IVI KASO
Ivi Kaso: Vendimi i Kolegjit u paratha që në momentin që Kolegji me vendim të ndërmjetëm, në momentin e administrimit të provave, refuzoi kërkesën tonë për administrimin e 19 prova, duke rimarrë të njëjtën sjellje të KAS-it. Janë prova të cilat janë në disponim të institucioneve të administratës shtetërore, të cilat faktojnë, nëse do administrohen dhe do të shpalosen përpara shqiptarëve, sjelljen e paligjshme të organeve të administratës, të gjithë institucioneve të shtetit që në periudhën përgatitore të procesit zgjedhor u vunë në dispozicion të plotë të interesave elektoralë të partisë në pushtet.
Në qoftë se do të ishin administruar, do të kishin dhënë mundësi KAS-it në radhë të parë, por edhe Kolegjit Zgjedhor sot që të krijonte një pamje të plotë dhe një tablo të plotë mbi të cilin të merrte vendimin mbi kërkesën tonë për pavlefshmëri të zgjedhjeve.
Jemi të keqardhur që një kërkesë e tillë nuk u pranua, pasi në mënyrë të shpejtuar dhe jo në përputhje me standardet e Kodit Zgjedhor, kjo kërkesë për provë u vlerësua si kërkesë e cila nuk lidhej me fakte konkrete të ndodhura në Qarkun e Gjirokastrës, është një mendim që ne nuk e ndajmë. Dhe kjo i parapriu vendimmarrjes përfundimtare që ishte ajo e rrëzimit të kërkesës tonë për pavlefshmëri.
Jemi të sigurt që faktet edhe provat e reja do të dalin ditë për ditë sa veprimtaria e organeve të administratës të dalë në dritën e diellit dhe përpara gjykimit të të gjithë shqiptarëve dhe ne si PD nuk kemi hequr dorë dhe do të vazhdojmë të mos heqim dorë nga kërkesa dhe këmbëngulja jonë për të bërë transparencë mbi çdo aspekt të errët të gjithë këtij procesi elektoral i cili ka qenë një nga proceset, siç e tha edhe deklarata paraprake e ODHIR, më të ndikuar nga interesat e maxhorancës e cila ishte e vvendosur me çdo kusht për të mos lejuar shqiptarëve që të votonin të lirë.
Pyetje: Z. Kaso, çfarë do të bëni në Kolegjin Zgjedhor, sepse thoni se do të vazhdoni betejën për të dëshmuar masakrën zgjedhore të 25 prillit?
Ivi Kaso: Beteja për transparencë është një betejë shumëplanëshe, nuk ka lidhje thjesht dhe vetëm me rezultatin zgjedhor. Zhvilluam planin administrativ me kërkesën që kemi parashtruar në KQZ dhe më pas në KAS, zhvillohet në planin penal, në një sërë kallëzimesh penale të cilat janë ende sot, nga sa kemi ne informacion, objekt shqyrtimi i SPAK por edhe të prokurorive të rretheve, mund të zhvillohet në rrafshe të tjera kushtetuese, dhe ën atë të të drejtave të njëriut, pasi shkeljet që kemi ngritur në kërkesën tonë për pavlefshmëri, janë shkelje shumëplanëshe dhe të jeni të sigurt se të gjithë autorët dhe zbatuesit e masakrës zgjedhore, se çdo veprim i tyre në mos sot, do të vihet përpara gjykimit të shqiptarëve, përpara gjykimit të agjensive ligjzbatuese, dhe secili do të japë llogari për veprimet dhe mos-veprimet e veta, në përputhje me ligjin përsa i përket të gjithë përgatitjes së procesit zgjedhor të 25 prillit ashtu edhe ekzekutimit të tij.