Real Madridi do të zëvendësojë Zinedine Zidanin me Carlo Ancelottin, sipas mediave spanjolle.
Zidane u largua nga Real Madridi ditë më parë dhe drejtuesit e klubit janë duke punuar për ta gjetur zëvendësuesin e duhur të tij.
Marca konfirmon se klubi madrilen do ta zyrtarizojë Carlo Ancelottin si trajnerin e ri së shpejti. Trajneri është i gatshëm të rikthehet, por e di se nuk do të jetë aspak e lehtë.
Emri i Ancelottit nuk u përfol aspak në media, teksa tre emrat që përmendeshin ishin Conte, Pochettino dhe Raul.
Ancelotti ka kontratë me klubin e Evertonit deri në vitin 2024, por të largohet nga aty nuk do të ishte. Evertoni qysh tash ka filluar të kërkojë zëvendësuesin e italianit, nëse ky i fundit largohet.
Carlo Ancelotti kishte drejtuar Real Madridin për dy vite, 2013-2015 duke e fituar Ligën e Kampionëve në Lisbonë më 2014.
Ai e fitoi Kupën e Mbreti, Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Botës për Klube gjatë dy viteve në Madrid.