Kolegji Zgjedhor zbaton urdhërat e Ramës për zgjedhjet në Vlorë

Kolegji Zgjedhor rrëzoi këtë të Martë paditë e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialistë për Integrim për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun Vlorë.

Këto çështje kaluan në Kolegjin Zgjedhor, pasi më 20 maj Komisioni për Ankimimin dhe Sanksionet rrëzoi kërkesat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për të shpallur të pavlefshëm rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun Vlorë.

Partitë opozitare kërkuan shpalljen e rezultatit të pavlefshëm dhe rivotimin në qarkun Vlorë me pretendimin se gjatë fushatës së zgjedhjeve qeveria shfrytëzoi administratën, burimet dhe shërbimet shtetërore duke i kushtëzuar ato në këmbim të votës.

Dje, Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë paditë e Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kandidatit Kreshnik Merxhani në qarkun e Gjirokastrës për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Gjirokastër.

Artikulli paraprakRikthim sensacional i Ançelottit tek Real Madridi
Artikulli tjetërLirimi i vrasësit të gjykatësit Giovani Falcone trondit Italinë