Mziu publikon videon: Kabina elektrike në mes të arës me kanabis, Ujësjellësi dërgon ujin për vaditje

Deputeti i zgjedhur për Dibrën, Xhelal Mziu ka denoncuar skandalin e mbjelljes së kanabisit menjëherë pas masakrës zgjedhore të 25 prillit. Mziu shkruan në një postim në Facebook se, kabina elektrike është rrethuar me kanabis, ndërsa Ujësjellësi siguron ujin për vaditje.

Postim i plotë i Mziut

Denoncim publik!

Në fshatin Zall – Strikçan, Bulqizë, kabina elektrike ka mbirë në mes të arës me hashash (canabis sativa).

Ju bëjë thirrje organeve kompetente që të verifikojnë rastin.

Gjithashtu kujtoj OSHE-në të marr masa sa më parë se mos na zë hashashi… korentin!

Drejtuesit e ujësjellësit janë vetë të kujdesshëm, ata e dëgjojnë si gurgullon uji nëpër parcela.

Gjithsesi, shënimi im është tregues i unitetit të Çeliktë midis Policisë- OSHE- Ujësjellës dhe fermer i përkëdhelur nga Qeveriu.

Artikulli paraprakTeatri/ Budina: Jemi besimplotë se Gjykata Kushtetuese do të japë një vendim të drejtë
Artikulli tjetërBasha: Ne do t’i bindim aleatët tanë për masakrën zgjedhore dhe do të përgatisim me ta një platformë për t’i rikthyer demokracinë Shqipërisë