Krimi godet edhe në zemër të Tiranës. Bëhet e ditur se një person ka mbetur i vrarë në një lokal pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor.
Si pasojë e breshërisë së plumbave ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër i cili dyshohet se është avokat.
Nga raportimet mësohet se autori ka hyrë në lokal duke qëlluar 4 ose 5 herë ndaj viktimës, i cili ishte duke konsumuar një kafe me avokatin, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur.
Nga të dhënat e para mësohet se shkak i konfliktit është bërë divorci mes një çifti, ndërsa raportohet se, autori dhe viktima ishin vjehrri me dhëndrin.